Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bota moderne që na sëmur mendërisht

Kuriozitete E shtunë, 24 Korrik 2021 16:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bota moderne është e mrekullueshme në shumë drejtime (stomatologjia është e mirë, makinat janë të besueshme, mund të rrijmë kollaj në kontakt nga Meksika, me gjyshen tonë në Skoci) – por tragjikisht, na shkakton edhe një nivel kaq të lartë stresi dhe depresioni të përhapur…

Janë gjashtë tipare të veçanta të modernitetit, që kanë një efekt psikologjik shqetësues. Secili ka një kurë potenciale, që do ta vëmë kolektivisht në veprim vetëm ateherë kur të dijmë më shumë për sëmundjen në fjalë. Ja gjashtë prej tyre:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59
Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

22 Tetor 2026, 07:24
  1. MERITOKRACIA

Shoqëritë tona na thonë se të gjithë jemi të lirë t’ia dalim, nëse kemi talentin dhe energjinë. Problemi me këtë ide është se, çdo mungesë suksesi, e vërtetë apo e perceptuar si e tillë, nuk meret ashtu si në të kaluarën, si aksident apo mungesë fati, por një shenjë e sigurtë e mungesës së talentit, apo dembelizëm. Nëse të gjithë ata që janë në majë meritojnë gjithë suksesin, atëherë i bie që ata që janë në fund, me siguri duhet ta meritojnë gjithë dështimin. Një shoqëri që e mendon veten si meritokratike, e kthen varfërinë nga problem në dëshmi të mallkimit, dhe ata që kanë dështuar prej mungesës së fatit, në humbësa.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kura është një besim i fortë dhe i përqafuar kulturalisht në dy ide të mëdha: fati, që thotë se suksesi nuk varet vetëm prej talentit dhe përpjekjeje; dhe tragjedia, që thotë se njerëz të mirë mund të dështojnë dhe meritojnë dhembshuri, jo përçmim.

II. INDIVIDUALIZMI

Një shoqëri individualiste predikon se individi dhe arritjet e tij janë gjithçka dhe se gjithësecili është i zoti për një destin të veçantë. Nuk është komuniteti që ka rëndësi; grupi është për ata që nuk kanë shpresë. Të jesh “i zakonshëm” shihet si mallkim. Rezultati është që pikërisht ajo gjë që shumica prej nesh do të përfundojmë të jemi, nga pikëpamja statistikore, asociohet me dështimin.

Kura është një kult i jetës së mirë të zakonshme – dhe vlerësimi i duhur i kënaqësive dhe heroizmit të heshtur të së përditshmes.

III. LAICIZMI

Shoqëritë laike pushojnë së besuari në çdo gjë që është më e madhe se, apo shkon përtej vetes. Fetë dikur kryenin shërbimin e dobishëm të të mbajturit në perspektivë betejat tona për statusin. Por tani nuk ka asgjë që të habisë apo relativizojë qeniet njerëzore, triumfet dhe gafat e të cilëve përfundojnë të shihen sikur janë gjithçka që ekziston.

Një kurë do të ishte përdorimi i rregullt i burimeve të transhendencës, për të gjeneruar një perspektivë të mirë, relativizuese të shqetësimeve tona personale: muzika, yjet natën, hapësirat e mëdha të shkretëtirave apo oqeanit, do të na bënin të përulur në mënyra ngushëlluese.

IV. ROMANTICIZMI

Filozofia e romanticizmit na thotë se gjithësecili prej nesh ka një person shumë special që mund të na bëjë tërësisht të lumtur. E megjithatë në shumicën e rasteve na duhet të mjaftohemi me marrëdhënie me njerëz që janë shumë të mirë në disa drejtime, por shumë të vështirë në disa të tjera. Ngjan si një fatkeqësi, në krahasim me shpresat tona të mëdha fillestare.

Kura është të kuptojmë se nuk kemi gabuar. Thjesht ishim inkurajuar të besonim në një ëndërr shumë të pamundur. Në vend të kësaj duhet t’i orientojmë ambiciet tona drejt miqësisë.

V. MEDIA

Media ka një prestigj shumë të madh dhe zë një vend të gjerë në jetët tona – por vazhdimisht e shpie vëmendjen tonë drejt gjërave që na trembin, shqetësojnë, na fusin në panik dhe na zemërojnë, ndërkohë që na mohojnë çdo lloj shansi për veprim personal. Vazhdimisht merret me anët më pak të admirueshme të natyrës njerëzore, pa balancuar me një ekspozim të qëllimeve të mira, përgjegjshmërisë dhe ndershmërisë. Në rastin më të keq, na bën të anojmë për nga drejtësia e turmës.

Kura do të ishte një media që përqëndrohet në prodhimin e zgjidhjeve në vend të nxitjes së zemërimit, që nxjerr në pah problemet sistemike në vend që të vërë theksin në koka turku dhe përbindësha emblematikë – dhe që vazhdimisht do të na kujtonte se lajmet ku kemi nevojë të fokusohemi më shumë, vijnë nga jetët dhe përvojat tona të drejtpërdrejta.

VI. PERSOSMERIA

Shoqëritë moderne vënë theksin në faktin që është e detyrueshme të jemi thellësisht të kënaqur, të arsyeshëm e të përmbushur. Si rezultat përfundojmë duke urryer veten, duke u ndjerë të dobët dhe sikur i kemi çuar dëm jetët tona. Kura do të ishte një kulturë e cila promovon pa pushim idenë që perfeksioni nuk është i qenësishëm për ne – se të qënit mendërisht pakëz “jo në rregull” është pjesë e pandashme e gjendjes njerëzore dhe se, gjëja për të cilën kemi mbi të gjitha nevojë, janë miq të mirë me të cilët mund të ulemi dhe diskutojmë ndershmërisht frikërat dhe dobësitë tona reale.

Forcat e stresit psikologjik në botën tonë janë aktualisht më të forta se sa kurat që nevojiten. Meritojmë të mëshirohemi për çmimin që na duhet ët paguajmë në kohët moderne. Por shpresa qëndron në faktin që kurat janë tashmë të hapura për ne, individualisht dhe kolektivisht, vetëm nëse dallojmë me kthjelltësi, burimet e anktheve dhe shqetësimeve tona të vërteta. / “The Book of Life” – Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 17 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 20 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 23 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 29 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.