Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 10:47 Debat në komision parlamentar, deputeti i PD: Prokuroria të hetojë zinxhirin drejtues të Policisë Deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur ditën e sotme në komisionet parlamentare, por kanë mbajtur të njëjtin qëndrim kundër vijimit normal të punës, duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjurmë templare në Shqipëri?

Kuriozitete E shtunë, 8 Maj 2021 03:57
Gjurmë templare në Shqipëri?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Po në Apoloni është gjetur një kryq templar me lulen e jetës si basoreliev në tre anët. Koka dhe krahët simbolizojnë të dyja emisferat e trurit ose anën racionale dhe atë intuitive…

Nga Gëzim Hoxha

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59
Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

22 Tetor 2026, 07:24

A ka gjurmë templare në Shqipëri? Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetje duhet të dimë se çfarë janë templarët dhe ç’përfaqsonte ky urdhër. Në Wikipedia ka informacion me bollëk. Aty thuhet se ky urdhër u krijua prej mugjëve në vitin 1119 dhe mori bekimin e Kishës Katolike Romake rreth vitit 1129. Për ta dhe prejen  mbretërore të Jezusit ka shkruar edhe Dan Brown në librin e tij best seller “Kodi i Da Vinçit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por Dan Brown nuk është I vetmi që ka folur për këto gjëra. Kemi historianin Hebre Jozef Flavio dhe gjithashtu edhe antropologun dhe studiusin Italian Alessandrode Angelis I cili flet gjerë e gjatë për prejardhjen mbretërore në librin e tij Gesú roman.

Ja, të vërteta të tilla zbuluan templarët në tokën e shenjtë. Këto zbulime që çuan në mosbindje ndaj PAPËS ndoshta ishte dhe një prej arsyeve që u zhdukën si urdhër më 1312 –tën e largët. Po çfarë ishin templarët, çfarë përfaqsonin ata në të vërtetë dhe më në fund aka gjurmë templare në Shqipëri?

Kjo histori lidhet më së shumti me Jeruzalemin, pra me tokën e shenjtë. Ajo nuk është  një histori dosido sepse ndërthurr në vetvete shumë gjëra dhe midis tyre edhe besimin. Urdhri  i templarëveu krijua nga murgjrit kalorë pjesëmarrës në kryqëzata dhe kishte si qëllim kryesor mbrojtjen e pelegrinëve të cilët vizitonin tokën e shenjtë. Urdhrit iu caktuan edhe detyra të tjera si: ruajtja e varrit të Zotit (varrit të Jezu Krishtit), si dhe sigurimi i karvanëve tregtare që vinin nga Evropa për në Jeruzalem, nga arabët.

Ata e pushtuan Jeruzalemin dhe e mbajtën atë për disa dekada. Gjatë kësaj kohe ata hyjnë në kontakt me shkolla të ndryshme mistike si me atë Esene dhe me atë të Pitagorës. Në këtë kohë ata e kuptuan se ishin përdorur nga kisha. Ishte koha kur templarët kishin përfshirë në gjirin e tyre edhe mbretër, princër, tregtarë, mësues, dijetarë, nëpunës etj. Pra me kalimin e viteve ata donin të kuptonin më mirë pse kishin ardhur në tokën e shenjtë. Në të njëjtën kohën ata ishin edhe të etur për dije që nuk mund të merreshin në perëndim dhe për të zbuluar të vërtetën.

Duke kërkuar t’i afroheshin sa më shumë burimit të së vërtetës (e ku mund ta gjenin më mirë  të vërtetën se sa në tokën e shenjtë!!!), ata gjetën tekste të vjetra biblike apokrife. Këto ishin fakte historike që tregonin për jetën e Jezu Krishtit dhe mesazhin e tij. Besohet që ato të jenë shkruar nga historianë të kohës që i vunë vetes për detyrë dokumentimin e jetës së tij, por ato u hodhën poshtë nga teologët sepse ishin në kundërshtim me doktrinën e re që po lindte në ambientet e athershme të Vatikanit.

Ndërkohë Templarët kishin hyrë në kontakt edhe me hashashinët, një urdhër shumë mistik në ambientet arabe të kohës, – tregon se ç’mund të ketë ndodhur atherë Shpëtim Hoxha piktor me profesion, por gjithashtu edhe një njohës i mirë i mistikës dhe i okultit,. Kur të dy këta urdhëra e kuptuan se thjesht ishin përdorur, vendosën të mos luftonin më me njëri – tjetrin.

Më pas, duke kuptuar dhe zbuluar gjithë këto të vërteta, ata filluan të mos u binden më Papës. Ishte një kohë kur ata kishin krijuar dy armiqësi shumë të mëdha. E para ishte ajo me Papën për shkak të mosbindjes ndaj tij. E dyta ishte ajo me mbretin e Francës, Filipin e Bukur apo siç njihet ndryshe edhe Filipi i IV. Mbreti Filipi nuk kishte ndonjë shkak të veçantë, arsyeja e vetme ishin borxhet që ai u kishte marrë atyre e që nuk donte t’i shlyente më.

Duhet thënë se si pasojë e paqes me arabët dhe sigurisë për karvanet tregtare të cilat paguheshin apo e ndonjë pjesëmarrje në ndonjë luftë të mundshme, pasi ata në thelb mbetën mercenarë dhe e vetmja gjë që dinin të bënin ishte të luftonin, ata u bënë shumë të pasur. Me kohë pastaj ata u shndërruan në bankierët e parë dhe filluan të jepnin  borxhe me fajde dhe të bëheshin edhe më të pasur.

Papa nga frika se mos i ikte nga dora pushteti karrizmatik dhe mbreti Filip që ishte i zhytur në borxhe tek ta, vendosën ta zhduknin këtë urdhër. Ata i përndoqën dhe i vranë të gjithë Templarët. I fundit Templar ishte Zhak Dëmolje, ai u dogj në turrën e druve.

Templarët kanë meritën e madhe se filluan t’i dekodifikonin e më pas t’i kodifikonin sërish dijet me të cilat ato ranë në kontakt në Tokën e Shenjtë. Ata i kodifikuan ato me simbole për ta patur më të lehtë t’i shpërndanin nëpër Evropë. Simbolet rafiguronin në formë arketipe mesazhet e mjeshtrave mistik. Jezusi psh, ishte një miti arketipizuar i diturive të Gjon Pagëzorit.

Për tu kthyer tek pyetja jonë: A ka gjurmë Templare në Shqipëri? Sigurisht që ka. Shqipëria nuk mund të ngelte jashtë influencës së tyre. Në Apoloni psh,është një kishë e shekullit të XI. E bukura e kësaj kishe janë forma e dritareve që simbolizojnë lulen e jetës ose merkaban. Me siguri kjo është një kishë e ndërtuar nga templarët. Templarët ishin shumë mistik.

Mer-ka-ba, arkitekti i kësaj kishe, dritaret i shikonte si një tynel për lartësimin e shpirtit.
Por në të njëjtën kohë kemi dhe disa figura në formën e sfinksave në hyrje të kishës që ndalonin këtë lartësim. Ata simbolizojnë rojtarët e kishës që pengonin si hyrjen ashtu edhe daljen. Kjo nënkupton, – vazhdon më tej shpjegimin e tij Shpëtim Hoxha- që ndriçimi dhe lartësimi i shpirtit ishte dhe është një proces qënuk ka kthim, ti hap një derë e cila të shkëput në mënyrë figurative nga botëkuptimi që ke pasur deri më tani.

Po në Apoloni është gjetur një kryq templar me lulen e jetës si basoreliev në tre anët. Koka dhe krahët simbolizojnë të dyja emisferat e trurit ose anën racionale dhe atë intuitive. Shpëtim Hoxha të thotë: “Nuk kam parë asnjëkryq të ngjashëm në të gjitha vendet që kam vizituar. Është një kryq templar që materializon edhe gjeometrinë e shenjtë. Për më tepër aty jepen 4 dimensionet e çdo qënie në aspektin shpirtëror: gjatësia, thellësia gjerësia dhe  koha.”

Kryqi në thelb nuk është gjë tjetër veç një kub i shpalosur, lulet e jetës në të, simbolizojnë gjenezën e gjithçkaje. Dhe kjo shpjegohet me momentin kurnë një kub të errët futet drita. Gjëja e parë që ndodh aty është shpërthimi i jetës.

Një gjurmë tjetër templare gjendet edhe në Durrës, e cila nuk është gjë tjetër veç një ylli me 5 cepa. Për templarët ylli ka një simbolikë tejet të veçantë – të thotëmë tej Shpëtim Hoxha. Domethënia e yllit është sa e thellë aq dhe e thjeshtë ata thoshin se çdo njeri në tokëështë një yll lart në qiell, ose ka yllin e vet në qiell.

Thuhet se ky urdhër u zhduk, por në fakt ai kurrë nuk u zhduk, pasi shumë prej tyre (TEMPLARËVE) ia dolën të shpëtojnë duke përdorur forma nga më të ndryshmet. Rasti i Skënderbeut është tipik. Ai njihet edhe si atleti i krishtit apo edhe si templari i fundit, i cili me ndihmën e papës së asaj kohe donte të organizonte kryqëzatën e fundit për ta shpëtuar të gjithë Evropën nga një e keqe e madhe për kohën, Perandorinë Osmane. Por në momentin që Papa Kalisti III duhej të vinte vetë për të bekuar nisjen e kalorësve nga Brindizi atë e helmojnë dhe kjo kryqëzatë nuk u nis kurrë drejt Stambollit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Debat në komision parlamentar, deputeti i PD: Prokuroria të hetojë zinxhirin drejtues të Policisë
Para 6 minutash

Debat në komision parlamentar, deputeti i PD: Prokuroria të hetojë zinxhirin drejtues të Policisë

Kane fitoi Topin e Artë, në Argjentinë nuk e presin mirë: E lanë GOAT Messin në vendin e pestë!
Para 9 minutash

Kane fitoi Topin e Artë, në Argjentinë nuk e presin mirë: E lanë GOAT Messin në vendin e pestë!

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, mesazhi i Erjon Vishkullit nga spitali
Para 13 minutash

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, mesazhi i Erjon Vishkullit nga spitali

Princi William përgëzon Harry Kane për Topin e Artë: Një kapiten i jashtëzakonshëm dhe futbollist i rrallë
Para 32 minutash

Princi William përgëzon Harry Kane për Topin e Artë: Një kapiten i jashtëzakonshëm dhe futbollist i rr...

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 20 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 3 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 13 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.