Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zbulohet një planet i banueshëm?

Kuriozitete E premte, 2 Gusht 2019 17:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Njëherazi tre planete kanë vërtetuar astronomët jashtë sistemit tonë diellor. Njëri prej tyre, GJ 357 d, madje mund të jetë i banueshëm. Megjithatë tani për tani atje është ende ngricë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fakt studiuesit donin vetëm të vërtetonin ekzistencën e një planeti, për të cilin prej kohësh ata mendonin se ekzistonte. Por gjatë hulumtimeve ata zbuluan njëkohësisht edhe dy planetë të tjerë, ndër ta edhe planetin GJ 357 d, i cili me gjasë mund të jetë i banueshëm.

Mund t'ju interesojë

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

22 Tetor 2026, 07:24
Danilo Gallinari zbulon: Nga refuzimi i Kim Kardashian te këshilla e Kukoc që i ndryshoi karrierën

Danilo Gallinari zbulon: Nga refuzimi i Kim Kardashian te këshilla e Kukoc që i ndrysho...

4 Tetor 2026, 11:34
Shitjet globale të Tesla-s mbi parashikimet, aksionet me rritje të fortë

Shitjet globale të Tesla-s mbi parashikimet, aksionet me rritje të fortë

2 Tetor 2026, 19:11

Të tre planetët e zbuluar rrotullohen rreth Diellit GJ 357 në konstelacionin e yjeve Gjarpëri i Ujit (Hydra). Ky diell përbën një të tretën e masës dhe të madhësisë së Diellit tonë, vë në dukje Universiteti i Göttingenit, që merr pjesë në studimet ndërkombëtare në këtë fushë. Rezultatet e astronomëve fillimisht u publikuan në revistën e specializuar të fushës “Astronomy & Astrophysics”. Me një distancë 31 vjet dritë GJ 357 ndodhet krahasuar me të tjera sisteme pranë nesh. Një vit dritë është distanca, që përshkon drita në një vit. Galaksia jonë, Kashta e Kumtrit, ka një diametër prej afërsisht 100.000 vite dritë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një hije e dyshimtë në diell

Në shkurt 2019 kamerat e Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) të NASA-s e vrojtuan GJ 357. Gjatë këtij hulmtimi ata hasën në ekzistencën e një exoplaneti, i cili në orbitën e tij pjesërisht e mbulonte yllin e kësisoj drita zbehej. Fjala është për Voilà – GJ 357 b.

Me ndihmën e instrumentave matëse të instaluara në Tokë, ekipi ndërkombëtar nën drejtimin e Institutit të Astrofizikës të Ishujve Kanare në Tenerifa konfirmoi fillimisht ekzistencën e GJ 357 b. Shkencëtarët hulumtuan të dhënat, që ishin regjistruar qysh nga viti 1998 si në Observatorin Europian të Hemisferës Jugore të vendosur në Campanas-Observatorium në Kili ashtu edhe nga Observatori Keck në Haëaii dhe Observatori Calar Alto në Spanjë.

Dy planetë të nxehtë

“Ne e quajmë GJ 357 b, të ashtuquajtur tokë e nxehtë”, shpjegon Stefan Dreizler nga Instituti për Astrofizikë në Univesritetin e Göttingenit. Planeti ka një temperaturë ekuilibri të llogaritur prej rreth 250 gradë Celsius.

Gjatë vëzhgimeve të tyre astronomët hasën në sinjalet e dy exoplanetëve të tjerë: GJ 357 c dhe GJ 357 d. Edhe planeti GJ 357 c sipas përllogaritjeve duhet të jetë i shumë i nxehtë: ai ka një temperaturë ekuilibri prej rreth 130 gradë Celsius, shkruajnë studiuesit. Masa e tij është të paktën 3.4 herë më e madhe se ajo e Tokës.

Minus 53 gradë Celsius

Planeti GJ 357 d është sipas shkencëtarëve shumë larg diellit të tij, ndaj vështirë se ai mund të jetë i banueshëm, ai ndodhet në periferinë ekstreme të një zone të banueshme të sistemit të tij. Me një temperaturë të llogaritur prej minus 53 gradë Celsius ky planet duket në vështrim të parë si i pamundur që të banohet. Por “nëse planeti ka një atmosferë të dendur, që duhet të përcaktohet në studimet e mëtejshme, ajo mund të thithë ngrohtësi të mjaftueshme për ta ngrohur planetin dhe për të lejuar depërtimin e ujit në sipërfaqen e tij”, shkruajnë studiuesit.

Madhësia vetëm mund të hamendësohet

Nga ylli qendror i sistemit të tij GJ 357 d, sipas studiuesve, marr të njëjtën sasi energjie si Marsi prej Diellit. Ai ka një masë prej të paktën 6.1 herë më të madhe se Toka dhe sillet rreth yllit të tij çdo 55.7 ditë me një distancë rreth 20 përqind të largësisë së Tokës nga Dielli.

Madhësia dhe përbërja e exoplanetëve janë të panjohura, por një botë shkëmbore me masën përkatëse do të mund të ishte rreth një ose dy herë më e madhe se Toka, komunikon Universiteti i Göttingenit. /DW

Etiketat e lidhura

planet i banueshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.