Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 22:46 Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04 Fisnik Asllani shënoi gol dhe asistoi në fitoren 2-1 të Hoffenheimit ndaj Schalke 04, në ndeshjen e tij të 50-të në Bundesliga. Sulmuesi i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Unaza e Madhe
  • Berisha dhe studentët
  • Ben Blushi
  • Fifi
  • Rama dhe kryeministri
  • Serbia protesta
  • Formula 1
  • Zjarri në Zvërnec
Lajmet e fundit
Në trend
  • Unaza e Madhe
  • Berisha dhe studentët
  • Ben Blushi
  • Fifi
  • Rama dhe kryeministri
  • Serbia protesta
  • Formula 1
  • Zjarri në Zvërnec
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat”: Agresioni i SHBA-së ndaj Iranit ishte i jashtëligjshëm!

DEBAT E mërkurë, 1 Korrik 2026 17:44
Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat”: Agresioni i SHBA-së ndaj Iranit ishte i jashtëligjshëm!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në emisionin ”Koha Jonë-Debat”, Dritan Goxhaj, një nga drejtuesit kryesor të Protestës, i pyetur nga drejtuesi Nikoll Lesi për akuzat që e lidhin me qëndrime pro-Iranit, u shpreh se analizat e tij kanë qenë “ushtarake dhe gjeopolitike”, duke argumentuar se ndërhyrja e SHBA-ve është një “agresion i paligjshëm” dhe se sipas tij ka pasur kosto të lartë për Amerikën.

Pjesë nga debati:

Lesi: Po bëj një pyetje pak ndryshe pse të akuzojmë prej Iranin?

Goxhaj: Po ngaqë në analizat e mia ushtarake që kam mbajtur që nga fillimi i luftës midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, analizat e mia kanë qenë analiza ushtarake të mirëfillta dhe gjeopolitike duke thënë haptazi që veprimi ushtarak, pra agresioni i Amerikës është agresion jashtëligjshëm, nuk duhet, do t’i kushtojë më shtrenjtë Amerikës. Kam bërë analiza se sa i ka kushtuar Amerikës kjo edhe nga ana ushtarake edhe nga ana gjeopolitike. Pra duke cënuar hegjemoninë amerikane dhe fuqinë e Amerikës në këtë aspekt totalisht dhe duke treguar edhe fuqinë e Iranit, e cila është një shtet i cili ka një fuqi që deri dje mendohej se e kishte, po sot e pamë që realisht e kishte nga ana ushtarake. Pra, është një shtet që për 47 vjet është përgatitur për këtë përballje. Pra, nuk i ka pasur shaka dhe nuk i ka pasur mburrje ato që për 47 vjet kanë thënë që ne jemi gati të luftojmë me Amerikën, jemi gati të luftojmë me Izraelin dhe me Perëndimin. Ata i paskan pasur të vërteta dhe në momentin që filloi ajo luftë, bazuar mbi njohuritë ushtarake dhe mbi atë çfarë tregonte zhvillimet e ditës, u pa që Irani ishte një fuqi me të cilën realisht nuk duhej hyrë në luftë për arsye se dëmi është shumë i madh qoftë për Amerikën, por edhe qoftë për të gjithë neve.

Lesi: Pra ju mendoni që ju bëtë një deduksion, një analizë para fillimit ose gjatë fillimit të luftës?

Goxhaj: Absolutisht. Kanë bërë edhe para edhe gjatë edhe gjatë luftës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lesi: Kjo është arsyeja që të akuzojnë si njeri i Iranit?

Goxhaj: Më thonë që ke mbajtur qëndrime pro Iranit. Po kam mbajtur pro Iranit në këtë aspek sepse e kam quajtur që agresioni është i paligjshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lesi: Luftë apo agresion?

Goxhaj: E kam quajtur agresion pra është agresion dhe pastaj kam bërë analizën e këtij agresioni dhe të luftës.

Lesi: Mos je pak majtist si filozofi që agresioni, imperializmi amerikan kundër?

Goxhaj: Jo nuk ka të bëjë me imperializmin amerikan!

Lesi: Se është pak filozofi, pak komuniste kjo.

Goxhaj: Nuk është çështja e imperializmit, është çështje e një fuqie ushtarake. Pra, Shtetet e Bashkura të Amerikës janë një fuqi ushtarake tashmë, jo e vetmja fuqi ushtarake pasi nuk është, ka rënë si fuqi ushtarake nga ajo çka qenë, pra nuk është Amerika e 99-ës ajo që shohim sot nuk është e vetme fuqi ushtarake. Nuk ka të bëjë me çështjet e imperializmit, sepse nuk është se Amerika nuk ndodhej në atë zonë, pra në Lindjen e Mesme dhe tentoi të hynte. Pra, në rast se do tentonte të hynte, do kishim të bënim pra pikërisht. Pra, është një bazë e shterë. Nuk është një imperializëm, po shtrillte imperializmin ose po merrte terrene të reja. Pra, nuk kemi të bëjmë me imperializëm, por agresioni me të agresion. Ju mund ta quani të majtë ose të djathtë si të doni. Kur e sulmon dikë padrejtë është thjesht agresion

Mund t'ju interesojë

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

Para 2 orësh
Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Para 2 orësh
PD dhe PS rikthehen te “Zgjedhorja”, të hënën mblidhet Komisioni i Posaçëm

PD dhe PS rikthehen te “Zgjedhorja”, të hënën mblidhet Komisioni i Posaçëm

Para 3 orësh

Lesi: A fitoi Amerika apo humbi Amerika në këtë në këtë betejë? Që ta mbyllën kapitullin e Iranit meqënëse të quajnë si agjent i sponsorizuar nga Irani, njeri i Iranit. Kryeministri Rama, kishte dalë edhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla me një status të madh kështu që të kishte sakatuar.

Goxhaj: Në rast se do ta shohim thjesht, pra thjesht pa shumë fare mund të themi që në këtë përballje ushtarake humbi, por në aspektin e gjeopolitikës unë mendoj që ka një lojë më të madhe, duke parë edhe vazhdimësinë e asaj çfarë ka ndodhur tashmë pas nënshkrimit të një marrëveshje midis të dyja palëve dhe duke parë mënyrën se si po shkojnë, them që mund të ekzistojë një lloj marrëveshje gjeopolitike midis palëve të cilat po e çojnë këtë botë drejt një bote multipolare dhe kjo botë multipolare nuk mund të vinte me një vendim të rëndë të tavolinës. Pra, të mblidheshin disa të mëdhenj dhe të thoshin ne tashi po vendosim të bëjmë kështu ose të bëjmë ashtu. Dhe për këtë arsye po shoh që në këtë botë multipolare po duhet edhe të ketë pak një kosto për të vajtur drejt një diçkaje që njerëzit ta pranojnë më lehtë sesa një diçka tjetër të cilën nuk do të pranojnë më lehtë dhe të mund të sillte ndryshime të mëdha politike në vende të caktuara.

Etiketat e lidhura

Dritan GoxhajiranKoha Jonë Debatnikoll lesi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 3 minutash

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 47 minutash

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Sulmi në Krakov: Kirurgët i shpëtuan jetën policit të qëlluar në gjoks
Para 1 ore

Sulmi në Krakov: Kirurgët i shpëtuan jetën policit të qëlluar në gjoks

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin
Para 1 ore

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Më të lexuarat

1 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 16 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 12 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet
7 Nëntor 2026, 19:47

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk...

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.