Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 21:31 Sulmi në Krakov: Kirurgët i shpëtuan jetën policit të qëlluar në gjoks Një kirurg dhe kolegu i tij ndërhynë menjëherë pas sulmit të armatosur në Krakov, duke i shpëtuar jetën një polici të qëlluar në gjoks.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Unaza e Madhe
  • Berisha dhe studentët
  • Ben Blushi
  • Fifi
  • Rama dhe kryeministri
  • Serbia protesta
  • Formula 1
  • Zjarri në Zvërnec
Lajmet e fundit
Në trend
  • Unaza e Madhe
  • Berisha dhe studentët
  • Ben Blushi
  • Fifi
  • Rama dhe kryeministri
  • Serbia protesta
  • Formula 1
  • Zjarri në Zvërnec
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fatbardh Kadilli në ”Koha Jonë-Debat”: Protesta ka shkundur politikën, por ka dy rreziqe të mëdha

DEBAT E mërkurë, 8 Korrik 2026 18:47
Fatbardh Kadilli në ”Koha Jonë-Debat”: Protesta ka shkundur politikën, por ka dy rreziqe të mëdha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në emisionin ”Koha Jonë-Debat”, i ftuar nga Nikoll Lesi është analisti politik Fatbardh Kadilli, i cili e cilësoi protestën si një nga zhvillimet më të rëndësishme politike e shoqërore të dekadave të fundit. Sipas tij, në të janë bashkuar njerëz me ideologji, interesa dhe bindje të kundërta, nga e majta ekstreme deri te e djathta, duke e bërë atë një protestë shumë pluraliste. Megjithatë, ai ngriti shqetësimin se kjo larmi mund të dëmtohet nga ndikimi i grupeve radikale. Kadilli përmendi si rrezik radikalizimin politik, duke akuzuar se disa rryma antikapitaliste dhe elementë të islamit politik po përpiqen të ndikojnë në retorikën e protestës. Sipas tij, disa prej mesazheve të dëgjuara në protestë kanë ngjyrim antikapitalist dhe antiperëndimor, ndërsa mungojnë, sipas tij, tema që lidhen me mbrojtjen e pronës private apo çështje tradicionale të së djathtës.

Pjesë nga debati

Lesi: Po më thuaj shkurt dhe qartë, çfarë ndodh me këtë protestë?

Kadilli: Protesta është gjëja më e shëndetshme në demokraci. I shërben shoqërisë, i shërben dhe politikës. Për mua është gjëja më e mirë që ka ndodhur politikës në 35 vjet, sepse ka shkundur, ka shkundur dhe shoqërinë, jo vetëm politikën. Nuk duket për politikën sot përthyerja, por do ketë patjetër përthyerje dhe në kampin e majtë dhe në kampin e djathtë. Është protesta më pluraliste, madje më pluraliste se dhe ajo e 90-91 që ishte e ngjashme, por njerëzit nuk dinin shumë. Sot njerëzit janë më të fragmentuar në preferencë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lesi: Fatbardh, ma shpjego me qartë…

Kadilli: Aty ka njerëz nga ekstremi i djathtë te ekstrem i majtë. Nga ateistë, ke besimtarë islamik kryesisht, nga të gjitha llojet edhe nga fragmentimet politike nga njerëz që merr mbrojnë mjedisin nga ata që mund të kenë ndërtuar pa leje gjithë jetën. Nga njerëz që mund të kenë bërë shkelje ligji nga ata që kërkojnë ndershmëri dhe mbrojtje ligji. Pra është e gjithë shoqëria e përfaqësuar. Nuk e kam në sensin fyes, e kam në sensin vlerësues, që shoqëria me të gjithë ato fraksionet e veta. Atje ka ish-pronarë dhe ka zaptues prone. Ka nga ata që janë mbështetës të lëvizjeve LGBTQ. Ka nga ata që i urrejnë këta njerëz dhe janë pranë njëri-tjetrit. Kjo është e bukura për mua e protestës e thashë, e shëndetshme. E ka shkundur dhe shoqërinë vetë dhe politikën dhe është shumë pluraliste. Si çdo gjë në Shqipëri dhe kudo, mbart mbi vete dhe rreziqe. Rreziku për mua është radikalizimi, sepse këtë pluralitetin e vdes radikalizimi. Pra grupet që kanë axhendë radikale dhe këtu janë dy grupe me axhendë radikale. Janë neomarksistët, pra komunistët e llojit të ri të Arlind Qorit apo të tjerë. Është dhe një fibër e vogël, e paorganizuar, por për herë të parë prezente jetën publike, e islamit politik. Këto të dyja janë shumë të rrezikshme sepse kanë dominuar retorikën atje. Aty nuk ka asnjë parrullë që ka të paktën një ngjyrim të djathtë. Faleminderit për komplimentin. Më vlerësuat se një politikan i djathtë. Aty nuk ka asgjë të djathtë në atë protestë. Unë nuk dëgjoj të dali dikush thotë: Prona te pronari, kompensimi i pronarëve të dikurshëm e tjerë, e tjerë, e tjerë. Nuk i ke këtu. Parullat kryesore, ato që ti shikon, janë të gjitha antikapitaliste, deri diku dhe antiperëndimore. Po janë revolucionare edhe mbajtja kështu në një amulli pa lidership, pa profilizim politik është tipike për grupet radikale, sepse këto e preferojnë këtë lloj morali që krijohet në shoqëri, duke vjelë prurje nga të gjitha nga 360 gradë, por secili e kërkon ta marri për vete nga këto dy grupet radikale. Kryesisht më tepër le të themi antikapitalistët e që janë të strukturuar politikisht, lëvizja Bashkë si quhet Arlind Qorit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lesi: Ti mendon që Arlin Çorri ka dorë në këtë punë apo vetëm del me një kamerë që tregon që unë jam mes turmës apo ka ndikim? Ka indicie që ai po e konturon brenda frymës së vet majtë?

Mund t'ju interesojë

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

Para 1 ore
Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Para 1 ore
PD dhe PS rikthehen te “Zgjedhorja”, të hënën mblidhet Komisioni i Posaçëm

PD dhe PS rikthehen te “Zgjedhorja”, të hënën mblidhet Komisioni i Posaçëm

Para 2 orësh

Kadilli: Jo si organizim, por si retorikë, e ka imponuar. ”Shqipëria nuk është për t’u shitur”, parullqë më kujton Enver Hoxhën mua. ”Shqipërinë po na i marrin të huajt”, plazhet tona nuk do kemi më akses në plazhet tona. Kush tha që nuk do kesh? Në të gjithë botën ka plazhe që duhet paguash shumë para dhe ka plazhe që janë falas. Ç’do të thotë kjo? Si dolëm ne tani nga liberalët e mëdhenj që donim kapitalizmin më të egër të mundshëm, tani dalim te socialistët më të mëdhenj. Çdo gjë e popullit, çdo gjë të konservohet. Pra për kë do ta ruajmë ne një mjedis të caktuar në qoftë se nuk e shfrytëzojmë? E ka me mjedisorët, tani ta ruajmë për brezat e ardhshëm. Ke dëgjuar sa rrethon? Po ishin ata para nesh që ruajtën për ne. Ndoshta mund ta themi kështu, pse duhet ta ruaj unë për atë mbrapa? E ruajti ai para për mua. Unë do ruaj diçka tjetër, do lëmë diçka. Ne nuk mund të jemi, Niko i dashur edhe modern të zhvilluar, por dhe baritor. Nuk mund të këndojmë si Naim Frashëri dhe dhe të duam të jemi në mes bulevardit të Tiranës me iPad, me gjërat më moderne të kohës. Nuk mund të rrinë të dyja bashkë. Ky është antikapitalizëm dhe antiperendimorizëm. Këto mua më trembin, prandaj i denoncoj.

Lesi: A është kjo frymë pakënaqësie popullore nga të gjitha shtresat, ekstremet që është përbashkuar për të shprehur inatin ndaj qeverisë dhe sistemit të vjetër politik? Domethënë ka një ka një mllef të brendshëm?

Kadilli: Absolutisht. Me të gjithë të drejtën e Zotit, çdo njeri duhet të protestojë sepse mbas 35 vjetësh, ku edhe ne kemi pasur vënë nga një tullë sado të vogël apo të madhe, kemi bërë ndonjë mur ndoshta. Kemi përgjegjësinë që 35 vjet ne nuk arritëm dot të ndërtojmë një demokraci funksionale. Ne e nisëm me një liri dhe pretendim demokratik. Përfunduam një sistem demokracie disfunksional ku janë dy njerëz. Lideri i mazhorancës dhe lideri i opozitës që bëjnë çdo gjë. Ata bëjnë listat. Ata të bëjnë ministër, nesër të shkarkojnë pa marrë vesh as pse vajte, as pse ike. Ata të fusin në listë, të bëjnë sekretar apo nënkryetar partie dhe ti harron edhe vetë që je sekretar apo nënkryetar partie të partike. /Koha Jonë/

Etiketat e lidhura

Fatbardh Kadillinikoll lesiprotesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sulmi në Krakov: Kirurgët i shpëtuan jetën policit të qëlluar në gjoks
Para 3 minutash

Sulmi në Krakov: Kirurgët i shpëtuan jetën policit të qëlluar në gjoks

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin
Para 35 minutash

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 1 ore

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Interi shumë i fortë për Comon, fiton pastër dhe afrohet me Lazion kryesuese
Para 1 ore

Interi shumë i fortë për Comon, fiton pastër dhe afrohet me Lazion kryesuese

Më të lexuarat

1 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 14 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 11 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet
7 Nëntor 2026, 19:47

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk...

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.