
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka reaguar pas tragjedisë që i mori jetën katër anëtarëve të familjes shqiptare Kola në Itali.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Balla shkruan:
“Shumë, shumë i trishtë lajmi i tragjedisë së familjes shqiptare Kola, nga Grykshi i Peqinit, të cilët jetonin prej vitesh në Porcari, Lucchesia, Itali. U prehshin në paqe”.
