Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fletoret e Shitësit të Lagjes

Magazinë E hënë, 19 Tetor 2020 17:35
Fletoret e Shitësit të Lagjes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Avni Nezaj –
Hap qepenat e dyqanit të tij mendueshëm dhe pa kurrfarë garancie se do të ketë më shumë shitje, apo më shumë xhiro se ç’ka pasur ditët që kanë kaluar.

Vendos nëpër rafte furnizimet e fundit që i kanë sjelle furgonët gjatë orëve të para të mëngjesit. Furgonë që rrallohen çdo ditë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59
Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37

– Nuk të vjen njeri çdo ditë për të të sjellë një asortiment. Nuk ka punë e njerëzit nuk kanë para.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E nisa këtë shënim me një parashkrim të thjeshtë të një shitësi që ka për detyrë të furnizojë lagjen e tij të vogël në periferi te kryeqytetit.

-Është detyrë t’i furnizosh pasi kur ka blerës dhe kur bën shumë kohë në këtë punë nuk ke rrugë tjetër, njerëzit e dinë që je këtë, që ke një dyqan dhe vijnë e blejnë.

-Nëse e mbyll, humbas rahatinë e kontaktit me njerëzit, por edhe ata rehatinë se kanë dyqanin e tyre ku mund të përplasen. Për fitim, hajt se flasim. Mbahemi gjallë…

Në cep të tavolinës, edhe banak edhe raft, janë disa fletore të vendosura njëra mbi tjetrën. Në kopertina ka të shënuar vitet, 2015, 2017, me vitin 2019 janë dy ose tre, 2020 janë me shumë. Në fletët e brendshme ka muajt e vitit, e në anë ka emra njerëzish si: Selman, Nazif, Idriz, Muhedin, Lutfi, Qani, Nerxhivan, Resmije, Arlinda. Por edhe emra shkurt si: Lani, Ani, Koli, Sadro, Berberi, Qumështi, Koka, Pijaneci, Zhurma, Mirka, Seli, Muratori, Hidrauliku, Burri te fundi i rrugës, Nëna e 7 fëmijëve, Llotoja, Plaka e mirë, I moshuari me kasketë, Fëmija bjond, etj, etj…

Emra pa fund. Atyre që nuk u di emrat u shënon adresën e shtëpisë apo ndonjë gjë të veçantë që t’i mbajë mend. Si: Shtëpia në fund të rrugës, njëkatëshja te kazanët, shtëpia e bardhë të gropa në rrugë, tek antenat, shtylla e betonit, te parkingu përballë, etj….

-Vijnë marrin herë me para, e herë pa para, e ikin.

Ai nuk refuzon asnjë.

-Një ditë do t’i sjellin. Shumat rriten. Më vjen keq për disa që u vjen rëndë të rikërkojnë të ‘blejnë’ pa para. Unë mundohem t’i qetësoj. Nuk ka gjë, u them. Një ditë do bëhet më mirë. Por s’e di sa do të rezistoj…

Ndërkohë nga televizori në cep të tavolinës dëgjohet mashtrimi i radhës i kreut të qeverisë. “Naftë pa akcizë”. Dhe nuk ka pikën e turpit, mashtron qetësisht pa u skuqur fare.

Edhe 7 vjet më parë të njëjtën gjë tha, “Naftë pa akcizë”.

Shitësi ka 8 vjet që dëgjon mashtrimet e Edi Ramës e fletoret vetëm i shtohen, nga dy, iu bëne tre, nge tre iu bënë 4, 5, 6, 7. Të gjithë lagjen e ka në atë fletore. Ata që nuk kanë para të paguajnë çfarë marrin në dyqanin e tij, lënë peng emrin e tyre te shitësi i mirë i lagjes.

Shpeshherë i harron disa, por ata nuk e harrojnë kurrë.

Vijnë e i thonë, – Më shiko i çikë fletën time. Sa kam? Sa janë bërë? Edhe deri kur mund të na ndihmosh?! Kanë besim tek shitësi për shumat. Besim të plotë.

Shitësi “qesh” me dhimbjen e tyre për të vetmen arsye që t’i bindë ata që nuk ka problem, edhe pse problemi është shumë i madh.

Nuk do që problemin që ata kanë t’ua shtojë edhe me inatin e tij me agresivitetin e tij, që ata duhet të paguajnë.

– I mbaj në listë dhe u jap çfarë ju nevojitet. Nuk abuzojnë. Marrin vetëm për të ngrenë. Kur kanë mundësi edhe i sjellin.

Ndërkohë që ka nga ata që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë dhe nuk vijnë më.

– Kthejnë kokën mënjanë kur kalojnë. Unë di që do të vijnë sërish sapo te kenë para të paguajnë ato që kanë marrë muaj apo vite më parë.

Kanë shkuar vetëm përkohësisht në një dyqan tjetër pak më larg. Kanë shënuar emrin edhe aty. Shpërndajnë varfërinë e tyre sa më shumë që të mos e ndjejnë dhimbjen.

– Çfarë të bëjnë. Edhe unë çfarë të bëj.

Qeveria ka mendjen tek PPP, ose investimet strategjike për xhepat e qeveritarëve e jo për hallet e qytetarëve që thjesht duan punë, e mbështetje nga qeveria e tyre, kur nuk kane mundësi të punojnë. Kaq pak kërkojnë e këtë nuk po ua ofron kjo qeveri.

“Investime serioze në infrastrukturë”, del ministri i radhës në televizor dhe pëlcet mashtrimin e radhës.

-Për çfarë infrastrukture flet, shiko rrugët e lagjes si janë si me qene të bombarduara në Kandahar.

-Këta të gjithë mashtrojnë si qeveri, jo vetëm kreu i saj që e ka bërë si metodë pune. Na integroi nja 7 herë në Europë.

E ndërkohë pas çdo mashtrimi të radhës fletoret më shumë fletë vetëm shtohen në cepin e tavolinës së shitësit të lagjes. Fletoret e listës së varfërisë dhe pamundësisë për një jetë normale. Prandaj ikin njerëzit, e nuk duan të kthehen.

– Fjalën Bukë e shkruaj më shpesh se asgjë tjetër thotë shitësi, me qindra herë, një bukë, dy bukë, tre bukë….Në fund mbledh bukët e muajit, dy muajve apo të vitit e ata paguajnë…bukën e tyre të përditshme.

Hyn “blerësi i radhës” me një fëmijë për dore. Pa folur akoma, shitësi i jep një çokollatë nga ato 10-lekëshet fëmijës. Fëmija qeshi, gruaja shikoi nga unë e iku pa folur.
-Duket se i erdhi keq nga ty, nuk kërkoi gjë.

-Po thirre, i them unë.

– Jo se vjen vetë më vonë. Janë këtu të rrugica e ngushtë. Është pa punë edhe kjo edhe i shoqi. I ndihmon dikush nga emigracioni… Dhe kanë zanat që të dy. Burri punonte në një biznes të huaj. U mbyll, e mbyllen më mirë të them. Taksat e mbyten. Iku ai, në Maqedoni me duket.

U mërzita ngaqë gruaja iku pa marrë atë që i duhej dhe po nxitoja të largohesha nga dyqani pasi gra dhe burra të tjerë po vinin.

– Nga njëri-tjetri nuk u vjen keq, por me të “huajt” ndjehen në situatë të zorshme.

A mundet të blej një fletore, i them. Shitësi e kuptoj se çfarë doja të thosha. E kuptoj që po flisja për ato fletoret e mbushura me emra, të mbushur me dhimbje dhe me pamundësi.

– Jo, më thotë shitësi.

– Këto nuk janë për tu shitur. Varfëria e ka solucionin. Është si bimët e këqija. Hiq ata ose ato që e mbajnë gjallë që të shpëtosh.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 6 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 7 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 8 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 6 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.