
Në bregdetin shqiptar gjenden rreth 60 anije të mbytura në dy luftërat botërore. Vetëm në ujërat detare pranë Durrësit janë 11 anije të mbytura.
Për këtë qëllim, Komanda e Forcës Detare ka ndërmarrë nismën që synon jo vetëm ruajtjen dhe konservimin e tyre, por edhe mundësinë e krijimit të një Muzeu Kombëtar të Detarisë, si dhe hapjen e parqeve nënujore për zhytësit e pasionuar.
“Takimet e para me drejtues dhe specialistë të ministrive të Kulturës dhe të Turizmit e konsiderojnë të domosdoshëm edhe përmirësimin e legjislacionit të kësaj fushe. Komanda e Forcës Detare ka propozuar territorin e ish-shkollës Ushtarake Detare në Vlorë si vendin më të përshtatshëm për ngritjen e një Muzeu Kombëtar të Detarisë, ndërsa bashkë me dy zona ujore pranë Radhimës dhe Karaburunit (Vlorë), po shihet mundësia e krijimit të një Parku Nënujor edhe në afërsi të Bisht Pallës (Durrës)” njofton Autoriteti Portual Durrës. /SCAN