Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 29 Tetor 2026, 10:48 Kërcënoi Di Marian dhe familjen e tij, dënohet me 7 vite burg tifozi argjentinas Një gjykatë në Rosario të Argjentinës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Sergio Di Fanin, tifozin e Neëell’s Old Boys, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj dhe Fieri
  • Protesta studentore
  • Paketa fiskale
  • Erjon Vishkulli
  • Kandidati për Tiranën
  • Kufizime vizash
  • Kërcënimet ndaj deputetëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse disa prej nesh e refuzojnë vetizolimin nga koronavirusi!

Magazinë E enjte, 12 Mars 2020 22:14
Pse disa prej nesh e refuzojnë vetizolimin nga koronavirusi!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Alfred Peza –

Të qëndruarit për disa ditë i mbyllur në shtëpi, për shkak të koronavirusit, nuk është si të presësh fundin e botës. Për rrjedhojë, nuk është aq tragjike sa po e përjetojnë disa, të cilët nuk po i mbledh dot brenda, as shtëpia e vet. Jam i sigurtë që mes atyre që sot qëndrojnë me stoicizëm jashtë, ka shumë që kur familjarët ua kanë kërkuar dikur që ta bënin, kanë refuzuar të dilnin nga shtëpia. Ndërsa sot që po i luten të ngujohen, nuk u binden, në shenjë rebelimi ndaj vetëvetes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutim...

28 Tetor 2026, 06:46
Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

24 Tetor 2026, 21:28
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

24 Tetor 2026, 15:59

E gjitha kjo sjellje, më shumë se ka të bëjë me qasjen e njeriut që është i prirur të bëjë të kundërtën e asaj që i kërkohet, ka të bëjë ndoshta me tipologjinë e sjelljes së shoqërisë sonë. E cila dje nën diktaturë me hir e me pahir e uli kurrizin për 45 vite me radhë, ndërsa sot në liri një pjesë e saj po refuzon që të bëhet e gjitha bashkë qoftë dhe vetëm për disa ditë, përballë një të keqeje të jashtëzakonshme që po mer pa u ndalur, mijëra jetë njerëzore kudo nëpër botë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Është kjo arësyeja se përse mbetesh pa tekst, kur i dëgjon nëpër media të shpikin njëmijë e një arësye për ti mbushur mendjen vetes, se kanë të drejtë që të vijojnë të rrijnë jashtë nëpër rrugë, parqe e lulishte dhe se koronavirusi ka të bëjë me gjithë njerëzimin, përveçse atyre vetë. Tregues ky se na mungon ende me sa duket si shoqëri, vetëdija e fortë e lirisë. Një vetëdije që formësohet brez pas brezi, e që spikat atëherë kur popujt kanë më shumë nevojë, për demonstrimin e saj.

Kjo bën që të gjesh po aq shumë shembuj dhe xheste të vetëdijes së lirisë individuale ose kolektive në diktaturë, sikundër sot shembuj të mungesës së vetëdijes shoqërore, në liri. Vetizolimi nga koronavirusi nuk është thjeshtë një masë që qeveria e ndërmer për të kufizuar lirinë e qytetarëve të vet. Por, më shumë sesa kaq, ai është një nga ato momente të rralla që shërben si një provë lirie, për secilin prej nesh në demokraci.

“Isha i burgosur për dy muaj dhe ishin ditët më të lumtura në jetën time”,- ka shkruar Salvador Dali për një situatë të ngjashme. E sigurtë është se këtë mund ta provojë gjithkush nga ne që po qëndron i mbyllur këto ditë në shtëpi. E sigurtë është se të njëjtën gjë do të provojnë edhe të gjithë ata, që ende mendojnë se lumturinë mund ta gjejnë përmes qëndrimit jashtë, duke rrezikuar që të fusin brenda kur të rikthehen, edhe virusin vrasës në familjet e tyre.

Ata që po e refuzojnë sot në heshtje vetizolimin, me sa duket, nuk janë aq të lirë nga vetja tani në liri. E çështë më e keqja, as që duan ta pranojnë këtë. Dikush duhet ti rikujtojë se liria e tyre, mbaron aty ku fillon liria e të gjithëve ne për të jetuar. Nëse ata që e refuzojnë vetizolimin i gënjën mendja se këtë po e bëjnë sepse janë të lirë, duhet të kuptojnë se një njeri i lirë sot, është vetëm ai që nuk mund të arratiset nga shtëpia e vet. Ata vërtetë mund të arratisen nga përgjegjësia për jetën e tyre, por kurrë nuk mund ti ikin edhe përgjegjësisë, për lirinë e familjeve të tyre dhe shoqërisë shqiptare!

Secili prej nesh duhet të mbyllet sot brenda në shtëpi, për një arsye të qenësishme: Për të ruajtur veten, të afërmit dhe të dashurit tanë nga rreziku që po endet pa u ndjerë mes nesh. Fqinjët tanë italianë, nuk kanë vuajtur nën një diktaturë komuniste si ne por e dijnë shumë mirë se çdo të thotë diktaturë e lirisë. Ndaj po e zbatojnë me përpikmëri, protokollin mjekësor të vetizolimit. Ndërsa një pjesë e shqiptarëve, nuk po mësohen dot, me të. Kur e mendon që ne ia dolën ta gjenim lirinë edhe pas 45 vitesh diktaturë, duhet të ndërgjegjësohemi një orë e më parë, se nuk mund ta shpërdorojmë kaq fatalisht sot, lirinë për të jetuar.

Me sa duket, ata që nuk po arrijnë dot që të vetizolohen për shkak të koronavirusit, kanë frikë nga liria. Sepse siç thotë një shprehje e njohur “liri do të thotë përgjegjësi. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz e kanë frikë atë.” E ne të gjithë, duhet që ti ndihmojmë ata, që ta mbajmë sëbashku përgjegjësinë e përballjes me të keqen që po na kanoset!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kërcënoi Di Marian dhe familjen e tij, dënohet me 7 vite burg tifozi argjentinas
Para 9 minutash

Kërcënoi Di Marian dhe familjen e tij, dënohet me 7 vite burg tifozi argjentinas

Ergys Agasi transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit
Para 13 minutash

Ergys Agasi transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit

Klubi Shumësportësh Elbasani, tri ditë sport dhe demokraci në qytet
Para 21 minutash

Klubi Shumësportësh Elbasani, tri ditë sport dhe demokraci në qytet

Nis me tensione Kuvendi! PD godet tavolinat teksa flet Peleshi, bllokohet foltorja
Para 26 minutash

Nis me tensione Kuvendi! PD godet tavolinat teksa flet Peleshi, bllokohet foltorja

Më të lexuarat

1 Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….
Para 15 orësh

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

2 Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin
Para 16 orësh

Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

3 Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin
Para 14 orësh

Kandidati për Tiranën? Taulant Balla i përgjigjet Erion Braçes dhe zbulon kur PS zyrtarizon emrin

4 Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta në shesh
Para 15 orësh

Ka dorë PS në protestë? Taulant Balla në ”Koha Jonë-Debat” akuzon 4 emra: Në Serbi ishin 500 mijë veta...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.