Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 28 Nëntor 2026, 14:03 Tragjedi në Bathore, 7-vjeçari humb jetën pasi u zu nga porta e banesës Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Bathore, ku një fëmijë vetëm 7 vjeç ka humbur jetën si pasojë e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta 28 Nëntori
  • Dita e Pavarësisë
  • Kosova
  • Ekonomia
  • Horoskopi
  • Përmbytjet në Vlorë
  • Premier League
  • Gjiri i Omanit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta 28 Nëntori
  • Dita e Pavarësisë
  • Kosova
  • Ekonomia
  • Horoskopi
  • Përmbytjet në Vlorë
  • Premier League
  • Gjiri i Omanit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kryemadhi nga Kombinati: Shtëpitë do i ndërtoni aty ku i kishit, prokuroria të hetojë Bashkinë e Tiranës

Kryemadhi nga Kombinati: Shtëpitë do i ndërtoni aty ku i kishit, prokuroria të hetojë Bashkinë e Tiranës

Politikë
E diel, 11 Prill 2021 12:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi takimin e radhës në Kombinat të Tiranës nga ku iu drejtua banorëve që shtëpitë do i ndërtojnë aty ku i kishin, ndaj kërkoi që prokuroria të hetojë lëvizjet e Bashkisë së Tiranës dhe parave nëpërmjet bankave.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:

Motra dhe vëllezër të Kombinatit.

Kujtoj kohën, vitin 2001 kur kombinatasit me votuan mua si deputet të PS-së. Ai moment kur Kombinati, Misto Mame, Qyteti i Nxënësve, unaza e re, i dhanë Monika Kryemadhit 71% të votave si deputete në mazhoritar. Që të vije në Kombinat, duheshe mbi 1 orë e gjysmë. sepse nuk kishte rrugë. Kombinatasit bllokonin rrugën se nuk kishte ujë, nuk kishte çerdhe. Këtu pas nesh ishte kanali i famshëm i Sharrës, që përmbyste Kombinatin sa herë binte shi. Dritat mungonin në Kombinat, në Fushë Misto Mame, në Unazë të re, sepse sa herë binte shi, shtyllat e tensionit apo kabinat elektrike fikeshin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çdo ditë në kombinat para 30 vitesh ishte hall, sepse nuk kishin as ujë, as drita, as rrugë dhe asgjë tjetër, vetëm baltë dhe vështirësi. Së bashku me socialistët e asaj kohe, ne bëmë që brenda 1 viti jo vetëm të mbyllet kanali i Sharrës, jo vetëm të bëhej rruga, të mbillnim blirët buzë rrugë, të bënim poliklinikën me Bankën Botërore, jo vetëm të bënim të gjithë infrastrukturën me Cooperazione Italiane në atë kohë. Të gjithë ju e mbani mend fabrikën që donin ta privatizonin për 500 mijë lekë të vjetra dhe ne ndërhymë dhe e bëmë shkollë, që është sot në atë zonën e Misto Mames. E pra të gjitha këto u bënë me një vullnet politik, me dëshirën e banorëve, të deputetit dhe të gjithëve bashkërisht për të ju shërbyer qytetarëve.

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Sot në Kombinat si para 21 vjetëve na u desh përsëri me zotin Vasili 1 orë e 20 minuta për të ardhur nga zyrat e LSI deri në kombinat, për shkak të trafikut, bllokimit të rrugëve, absurditetit që po ndodh çdo ditë e më shumë për shkak të ndërtimeve në Tiranë. Sot nga ky vendi ku jam unë shikoj godina të shembura, të rrënuara. Të kthesh kokën do të shikosh fasadën e dëmtuar që Edi Rama i ka bërë Kombinatit. Ajo që unë dua të theksoj dhe them, dhe që tha edhe Floida, sepse unë besoj tek të rinjtë dhe të rejat, sepse dëshirat dhe ëndërrat e tyre, janë të patjetërsueshme. Çdo kush do jepte jetën për të realizuar ëndërrat e fëmijëve të tij dhe prandaj unë besoj tek të rinjtë, besoj të forca që Floida ka për ta çuar deri në fund betejën për shtëpitë e kombinatësve, që bashkia e Tiranës me Edi Ramën në krye duan të shembin. Pallatet që kombinatësit i kanë ndërtuar me gjakun e tyre, të prindërve të tyre, siç ndërtuan Kombinatin, tashmë Edi Rama kërkon ti largojë nga shtëpitë e tyre, pronat e tyre për të ju dhanë oligarkëve për të ndërtuar kullat dhe për të kthyer truallin e kombinatësve në lulishte. Betejën e parë qytetarët e kombinatit e fituan. Fituan në Gjykatën Administrative për vendimet e parregullta që Bashkia e Tiranës ka marrë për tjetërsimin e pronave të kombinatësve. Ky është vetëm fillimi. Ne do ta çojmë deri në fund për të mbajtur jo veç fjalën që ju kemi dhënë, por sepse kjo është më njerëzorja, e ndershmja që secili nga ne ka. Nëse ne nuk respektojmë pronën e tjetrit si mund të respektojmë të drejtat e njeriut, të shkollës, të shëndetit, të fjalës. E pra, kombinatasit që kanë shtëpitë aty do ti rindërtojnë prap me paratë e buxhetit të shtetit dhe jo paratë e tyre.

Mund t'ju interesojë

Përshkallëzohen tensionet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit nuk tërhiqen përballë policisë

Përshkallëzohen tensionet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit nuk tërhiqen...

Para 30 minutash
“Qëlloni me plumba gome”, policia merr urdhër për të vepruar kundër qytetarëve

“Qëlloni me plumba gome”, policia merr urdhër për të vepruar kundër qytetarëve

Para 32 minutash
“Rron or’rron e s’vdes shqiptari”, deputetja Elisa Spiropali uron festën e Pavarësisë

“Rron or’rron e s’vdes shqiptari”, deputetja Elisa Spiropali uron festën e Pavarësisë

Para 41 minutash

Sepse sot jo vetëm Bashkia e Tiranës por edhe çdo institucion tjetër duhet të jetë shumë i kujdesshëm, dhe i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë për lëvizjen e parave që bëhet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë nëpër qytetarë të tjerë, të cilët kërkojnë t’ju tjetërsojnë pronën apo votën.

Dhe ajo që dua të theksoj është që Kombinati është një njësi administrative, që për hir të së vërtetës është një nga mini qytetet që ka emocionin, forcën, kurajën, dëshirën për punë. Është nga ato mini qytete, që kanë nxjerrë intelektualë, ekonomistë, shumë njerëz që i kanë dhënë shoqërisë shqiptare. Dhe jam e bindur që do vazhdojë. Pse? Sepse Kombinati është një strukturë e majtë. Kombinati është i majtë se është i punëtorëve, sepse është i shtresës së mesme, është e familjeve të varfra, është e njerëzve që e duan vendin e tyre, është e njerëzve që janë të lidhur me luftën nacional çlirimtare, është e njerëzve që besojnë tek vlerat e solidaritetit dhe ti japin dorën njëri – tjetrit. E pra Kombinati është komplet tjetër nga ajo çfarë kërkon ta shesë rilindja e Edi Ramës.

Ne në Kombinat kemi themeluar LSI-në. Unë kam qenë në 2005-n kandidate e LSI-së dhe ajo që dua të them është që rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm dhe jam e bindur që përsëri në Kombinat do të ketë rezultat të jashtëzakonshëm, por jo në përqindje, do të jetë forcë e parë, forcë e paparë, sepse Kombinati ka atë energjinë pozitive, ka të rinjtë dhe të rejat, ka forcën e e të rinjve dhe të rejave, forcën e të ardhmes.

Sot në fakt do doja t’ju thosha shumë gjëra, por janë kaq shumë për të folur për Kombinatin, për të folur për ‘Misto Mamen’ që nuk është më me dy qendra votimi, por është bërë me 16 të tilla. Për të folur për Unazën e Re që sot i është ndërruar emri dhe i është vënë ‘Astiri’, e cila ishte me tre qendra votimi dhe sot është me 16. Për të folur për qytetin e nxënësit, që vazhdon akoma të jetë në mungesën e infrastrukturës, të dritave, të ujit dhe përsëri edhe pse është mu në mes të Tiranës, i detyrojnë qytetarët të zvarriten. Për të mos vazhduar më pas me problematikat e legalizimeve apo edhe tek problematika të tjera që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve.

Problemet janë pa fund, por ne angazhohemi që do ti çojmë deri në fund çdo angazhim tonin, çdo premtim tonin, sepse ne jemi partia e fjalës së mbajtur, ne jemi nga ata që e mbajmë fjalën dhe i çojmë gjërat deri në fund. Ne mbajmë fjalën për të krijuar mundësi jo vetëm për të punësuar të rinjtë, por edhe për të pasur një punë të mirë paguar, për të pasur një shëndet të mire për njerëzit, por shëndeti tek njerëzit nuk vjen duke paguar faturat e kripura të ilaçeve, por duke u dhënë mundësinë për ti kuruar, për ti ndihmuar dhe për ti ofruar të njëjtin standard të gjithëve. Ne jemi nga ata që jo vetëm mbajmë fjalën por nuk kemi dy standarde, sepse për ne të gjithë janë njëlloj, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Reklamë
Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

kombinatKryemadhi
Në Google

Na bëni burim të preferuar në Google

Shihni lajmet e Koha Jonë të parat në Google Search dhe Top Stories.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedi në Bathore, 7-vjeçari humb jetën pasi u zu nga porta e banesës
Para 5 minutash

Tragjedi në Bathore, 7-vjeçari humb jetën pasi u zu nga porta e banesës

Përplasje në protestën kombëtare, raportohen për disa të lënduar (VIDEO)
Para 20 minutash

Përplasje në protestën kombëtare, raportohen për disa të lënduar (VIDEO)

Përshkallëzohen tensionet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit nuk tërhiqen përballë policisë
Para 30 minutash

Përshkallëzohen tensionet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit nuk tërhiqen përballë policisë

“Qëlloni me plumba gome”, policia merr urdhër për të vepruar kundër qytetarëve
Para 32 minutash

“Qëlloni me plumba gome”, policia merr urdhër për të vepruar kundër qytetarëve

Më të lexuarat

1 GJKKO merr vendimin, Albana Vokshi paditi Taulant Ballën për shpifje dhe fyerje
Para 20 orësh

GJKKO merr vendimin, Albana Vokshi paditi Taulant Ballën për shpifje dhe fyerje

2 Rikthehet Lulzim Basha…
Para 19 orësh

Rikthehet Lulzim Basha…

3 Ben Blushi: Beteja e përjetshme mes Qazim Mulletit dhe Robert Ndrenikës
Para 20 orësh

Ben Blushi: Beteja e përjetshme mes Qazim Mulletit dhe Robert Ndrenikës

4 Gara për Tiranën/ PD drejt përzgjedhjes së kandidatit, 5 emra në tryezën e Berishës
Para 21 orësh

Gara për Tiranën/ PD drejt përzgjedhjes së kandidatit, 5 emra në tryezën e Berishës

1 Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së
26 Nëntor 2026, 14:29

Protesta e studentëve më 28 nëntor, zbulohet SMS në grupin e PD-së

2 Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!
26 Nëntor 2026, 17:45

Nga protesta lind partia e parë ”Të Bashkuar për Shqipërinë”!

3 Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë
26 Nëntor 2026, 17:35

Protestuesja i del përpara komisioneres Marta Kos, ja çfarë i thotë

4 Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat
26 Nëntor 2026, 16:44

Bllokimi i rrugëve gjatë protestave, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për gjobat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.

Shih Koha Jonë të parën në Google

Na shtoni si burim të preferuar me një klik.

Shto te burimet e preferuara