Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Pedagogia letër të hapur Ramës: Fillojeni me mua vetting-un, zoti Kryeministër!

Pedagogia letër të hapur Ramës: Fillojeni me mua vetting-un, zoti Kryeministër!

Politikë
E enjte, 20 Tetor 2022 12:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prof. Mimoza Manxhari, letër të hapur Kryeministrit Edi Rama

Për t’i ri-sjellë dinjitet mësimdhënies.
I nderuar Zoti Kryeministër,
Takimi juaj me drejtues të Institucioneve të Arsimit të Lartë, më nxiti për t’ju drejtuar publikisht dhe adresuar një çështje, që gërryen sistemin arsimor në vend.
Protestohet për një pagë dinjitoze dhe u zhvillua një takim, në të cilin mungonte ndjeshmëria njerëzore dhe urtësia e gjetjes së zgjidhjes!
Ndërsa fare mirë mund të dihet se arsimi është veprimtaria me ndikimin më dominues (i) në zhvillimin e një vendi, (ii) në mirëqënien personale të çdo studenti e (iii) nëse nuk mirëmenaxhohet dhe në mjerimin e vetë shoqërisë, shpërblimi i merituar i mësuesve mungon e zgjidhjet i lihen protestës!
Çfarë po ndodh me arsimin apo më mirë t’ju them: Çfarë i është bërë mësuesve dhe profesorëve?
Investimet e çfarëdo lloji në arkitekurën e ndërtesave nuk e bën vetvetiu të ditur e të aftë këdo që ulet në auditorë.
Mësimdhënia është profesioni, që nëse i mungon pasioni zbeh dhe asfikson energjinë e brezit.
Çdo vend i përparuar është bërë i tillë, falë politikave të kujdesshme dhe trajtimit dinjitoz të arsimtarit.
A e dini që paga mesatare e një profesori në sistemin arsimor të Zvicrës është 192.000 USD në vit, ndërkohë që Franca, vendi ku universitetet janë kryesisht institucione publike, paraqitet me një pagesë mesatare për profesoratin prej 82,000 USD?
Pagesa dinjitoze është një formë, nëpërmjet të cilës shoqëria njeh dhe vlerëson punën e vështirë, plot përkushtim dhe seriozitet në ndihmën e vazhdueshme që ju jepet nxënësve dhe studentëve, nga dita e parë e derisa mbarojnë procesin mësimor.
Shkolla apo fakulteti, nuk do duhet të konsiderohen thjesht dhe vetëm vend pune, ku merret një rrogë. Secili prej nesh, pjesë e kësaj armate të devotshme dijedhënësish, që i ka qëndruar besnik profesionit dhe studentit, patjetër që meriton të dëgjohet dhe respektohet, nëpërmjet një pagese të diferencuar.
Janë pagat e ulta dhe jo makutëria, që detyron një pjesë të mirë tonën, të përfshihet në të tjera aktivitete, për të mundësuar pagesat e domosdoshme të jetës.
Ndjehem e keqardhur, që askush nga pjesëmarrësit e takimit të djeshëm, nuk e ngriti zërin e të kundërshtonte këtë prirje problematike me pasoja që çdo ditë po e shohim: _ Shndrimin e institucioneve arsimore në organizata biznesi!!
Kryeministri, ministrja e arsimit që vjen nga bota akademike, apo kushdo tjetër që gjendet aty si këshillues për çështjet e arsimit, do duhej të shfaqnin angazhim konkret në përmirësimin e cilësisë së arsimit e jo të vazhdojnë ta lënë atë pas dore, prej të vetmes arësye, se përfitimet e investimeve në sistemin arsimor, shihen vetëm në të ardhmen!
Diskutimet për një pagë dinjitoze, nuk do duhej të ishin shqetësim i profesoratit apo i kujtdo në sistemin arsimor, por fakti që jemi këtu, dëshmon nënvlerësimin e vlerës dhe rëndësisë së përmirësimeve që duhen bërë në këtë sektor.
Sukseset ekonomike mbresëlënëse të disa vendeve, provojnë qartazi rolin e kapitalit njerëzor në zhvillimin ekonomik. Arsimi është vendi ku përgatitet ky kapital njerëzor.
Sigurisht, mësimi nuk mbaron me shkollimin e kjo, në një pjesë të rëndësishme, nxitet nga pathosi i profesorit.
Ne 30-vitet e fundit politika i ka dhënë vëmendje aspektve ekonomike të kushteve imediate të kërkesës, duke lënë pothuaj jashtë vëmendjes politikat arsimore, të cilat për specifikën e tyre nuk e japin efektin në të tashmen.
E njëjta përqasje vërehet edhe në ditët e sotme e takimi i djeshëm, provoi sa pak dihet e sa shumë përflitet pa të drejtë për arsimin dhe kujtdo që është përfshirë seriozisht në këtë sistem.
Studenti nuk mundet kurrësesi të konsiderohet klient dhe profesori nuk do duhet ta shndrojë dijen në një mall që shitet e blihet!
Një takim, me një kryeministër që foli e shumë të tjerë, që mbajnë postin më të lartë administrativ apo dhe titujt më të respektuar akademik, nuk guxuan të diskutojnë dhe ofronin zgjidhje për çështjen më nevralgjike – pagesën e merituar për profesorin!
Askush nga ata që ishin të pranishëm, nuk ngritën zërin për domosdoshmërinë e ndryshimeve radikale në sistemin arsimor dhe shndrimin e arsimit në një prioritet imediat.
Ju përdorët gjuhën e shantazhit.
Nuk do duhej, por megjithatë unë po ju them:
Fillojeni vetingun me mua Zoti Kryeministër.

Mund t'ju interesojë

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

Para 9 orësh
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

7 Nëntor 2026, 20:31
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 2 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 3 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 3 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 3 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 10 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 7 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

3 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 2 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

4 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 6 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.