
Arbitri shqiptar Enea Jorgji do të drejtojë një tjetër ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Ai është përzgjedhur si kryesor për sfidën Viktoria Plzen-Malmo, e vlefshme për raundin e dytë të Europa League, që do të luhet të enjten.
Jorgji do të ketë në krah si asistentë Denis Rexhën dhe Ridiger Çokajn, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Florian Lata. Në dhomën e VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në kuadër të programit të UEFA-s “Talent & Mentor”, që po e çon gjyqtarin shqiptar gjithnjë e më pranë elitës së arbitrimit europian.
