Home Aktualitet Erion Braçe: ...

Erion Braçe: 21 janari 2011, dita më e keqe e jetës sime!

689
0

Nga Erion Braçe

Për 21 janarin e një lutje në fund:

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Aleks Nika, u pushkatuan në këtë rend, në pak minuta,

këtu në Bulevardin e Dëshmorëve!

NË 21 JANAR, SI SOT!

Dola në mëngjes për të shkuar në Berat, ku një strukturë e tërë me socialistë e jo vetëm na priste; do vinin në Tiranë, në një protestë, e radhës, në një vit e gjysmë pa ndërprerje;

Kam qenë në krye të një autokolone të gjatë autobusësh, në makinë me Petrit Ramën, Sokratin, Ilir Obonin, të cilën e mbyllte deputeti i ndjerë Marko Bello, në makinë me Stavër Cecën, Sokrat Godën, Arjanin;

Kemi ndaluar në çdo postobllok të mundshëm për të mos lënë kërkënd pas, vetëm me policë të inatosur qëllimisht;

Mezi hymë në Tiranë pas 2 orë e gjysmë e u takuam me Namik Doklen në Zogun e Zi, me të në krye në rrugën e Durrësit dhe hymë të fundit në Bulevard;

Një mur toksik na u përplas në fytyrë bashkë me njerëzit që po goditeshin nga policia e ndiqeshin nga makinat blind të saj;

U mblodhëm shpejt e ecëm përpara te Kryeministria ku kishim vendin tonë;

Me profesor Ali Qesenë, inxhinier Fatmirin, Feim Rukën, Staver Cecën e të tjerë beratas kemi qëndruar aty, pa lëvizur asnjë hap pas;

Të tjerat, ju i dini, ishin pushkatimet në Bulevard!

Pak para tyre, Sokrati, një oficer me detyrë pranë meje për shkak të kërcënimeve të mëhershme, të një bossi të mafias në Ballkan, i matur më kërkoi të lëviznim se ishim në rrezik, po qëllohej me fishekë luftarakë, ishim në vijën e zjarrit, ai i dalloi;

Pak minuta më pas, pashë Sokrat Goden të përkulej, Ilirin që po e shoqëronte, i kisha përballë, Hekuran Dedën të binte nga platforma ku ishte Sokrati; hapa telefonin dhe Iliri ulëriti: NA VRANË, PO ÇOJ SOKRATIN NË SPITAL; para nesh kaluan njerëz me Ziver Veizin në duar, po e çonin drejt urës ku ishin makinat, pastaj Faik Myrtajn;

Me shokët mblodhëm beratasit e u thamë të lëviznim drejt autobusëve;

Me Petritin e Sokratin, shkuam drejt spitalit ku doktor Kapidani po bënte mrekullinë me venën e krahut të majte të Sokrat Godës; jo vetëm, por e shpëtoi, e kuroi, e mbrojti, nga një falangë paraushtarake që po kontrollonte spital më spital.

U ktheva ne fushën e aviacionit për të nisur beratasit, kuçovarët e skrapalinjtë në kthim; deri sa mberritën, në telefon me përgjegjësin e çdo autobusi!

Kaq

KJO ËSHTË DITA MË E TMERRSHME E JETËS SIME!

Por edhe dita më e rëndë e Shqipërisë në Demokraci!

Pas 12 vitesh, sot, doemos që jam kokulur;

NUK ËSHTË BËRË DREJTËSI!

E di që sistemet kanë ndryshuar, janë ndarë për të mbajtur politikën larg, duhet të jetë keshtu por po funksionon kështu për PADREJTËSI, IMUNITET TË PALIGJSHËM E STATUS TE PAPREKSHMËRISË PËR ATA QË KANË KRYER PUSHKATIMET.

DUHET BËRË DREJTËSI ME ÇDO ÇMIM;

NË RRUGËN E LIGJIT E DUKE KËRKUAR PROVAT DERI NË FUND, ÇDO DITË, PA U NDALUR!

Asgje, asnjë krim, asnjë vrasje nuk mund të fshihet GJITHMONË, PËR GJITHË JETËN!

DJE, DIKUSH FOLI DHE NXORI NË DRITË URDHRAT; DO FLASIN EDHE TË TJERË;

POR DUHET TË KENE BINDJE QË DO BËHET DREJTËSI, KJO I BËN TË FLASIN!

PROVAT E REJA VLEJNË PËR DREJTESINË!

E fundit, kam një lutje sa njerëzore e politike;

Kam që dje që lexoj një-dy-tre politikanë që nën dritën e provave të reja, urdhrave, bëjnë të revoltuarin ndaj prokurorëve;

Provat e reja janë të mirëpritura, HIPOKRIZIA JO!

Kur ha e pi me prokurore, argetohesh duke pare edhe futboll me ta, tamam me ata që duhet te hetojnë e jo te bëjnë sehir, duhet qepur goja!

Në respekt të të pushkatuarve!

Për të lenë DREJTESINË TË BËJ DREJTËSI, ME PROVA TË REJA!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit