Home KRYESORE Erion Braçe t...

Erion Braçe thërret fermerët: Hajdeni në sheshin “Nënë Tereza” kundër Kryeministrit!

2331
0

Deputeti socialist Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë socialistëve që jetojnë në zonat rurale dhe që merren me bujqësi, që të shtunën e Kongresit të vijnë në Tiranë. Arsyeja është thotë ai, kriza e ushqimeve dhe çmimeve.

Të shtunën e 9 prillit PS do të mbajë Kongresin e radhës dhe vetë kryeministri Rama ka kërkuar që deputetët të jenë kritikë dhe të shtrojnë hallet e njerëzve, ndërkohë që tha se ndryshe nga herët e kaluara, aty do të jenë të pranishëm dhe grupe të caktuara interesi.

Postimi i plotë i Braçes: 

“Kam tre muaj që flas e argumentoj tamam për këto. Askush nuk dëgjon! Ndaj, të shtunën, në orën 9.00, ne Sheshin Nënë Tereza, ti flasim Partisë Socialiste tamam për hallin e bujkut, blegtorit, prodhimit te tyre dhe ushqimit tonë, ushqimit të të gjithëve.

“A dëgjon me njeri në këtë vend? Për krizën e ushqimeve, të çmimeve dhe burimeve! Urdhëroni çfare rekomandon Banka Botërore edhe për Shqipërinë;

  • Heqje të menjëhershme të barrierave dhe HAPJE TË TREGUT TË IMPUTEVE BUJQËSORE, plehrave komi dhe perdorimin efikas të tyre;
  • Mbështetje më të madhe e më efikase buxhetore për prodhuesit bujqesorë e blegtoral në vend”, përmbyll Braçe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit