Home Aktualitet Ermal Meta zb...

Ermal Meta zbulon detajet e koncertit në Tiranë, tregon cila këngëtare shqiptare do jetë e ftuar

184
0

Në një intervistë për “News 24”, këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta zbuloi disa detaje në lidhje me koncertin që do mbajë më 17 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Meta tregon se hapjen e koncertit do ta bëjë këngëtarja Elhaida Dani.

“Do të vij në datën 15, tani jam ende në Itali. Jam shumë i emocionuar, zakonisht nuk ndjej këtë lloj emocioni, jam mësuar, kam bërë shumë koncerte. Por në Shqipëri emocioni është i veçantë. Kanë prenotuar për në koncert nga Italia, Rusia, Bullgaria, Turqia. Jam shumë i lumtur për këtë. Do të jetë një artiste, Elhaida Dani që hap koncertin”.

Ermal Meta i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania.

Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet. Biletat janë pa pagesë. Respektohen të gjitha rregulloret anti-covid, dhe do të mbahet në 30% të kapacitetit. Organizohet nga ambasada italiane në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe FSHF. Nëse ende nuk keni rezervuar vendin tuaj për të ndjekur koncertin, keni ende kohë.

Klikoni në linkun më poshtë për të rezervuar biletën tuaj:

https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit