Home Aktualitet Fieri, dhe si...

Fieri, dhe si Gramoz Ruçi mbrojti mantatin e 9-të për PS

9
0

Nga Vladimir Muçaj

Një shprehje e vjetër thotë që fitimtarët nuk gjykohen, por unë do të merrem me kryerjen e një analizë post-elektorale sesi erdhi rezultati më pozitiv për Partinë Socialiste në Bashkinë e Fierit. Kam patur gjithmonë idenë se betejat elektorale nuk fillojnë dhe mbarojnë me hapjen dhe mbylljen e afatave të përcaktuara në kodin zgjedhor por në një koncept konservator beteja elektorale zhvillohet çdo ditë qeverisjeje, e mësa duket në të njëjtin gjykim ka rezultuar të ishte edhe Bashkia e Fierit, e cila në çdo ditë të punës së vetë punonte me objektiv kryesor përmbushjen e detyrimeve dhe shërbimeve për qytetarët por edhe maksimalizimin e votës së majtë në këtë bashki.

Rezultati që erdhi në 25 prill ishte pasoja pozitive e nisjes qysh në krye të herës së kalkulimeve, skemave, kombinimeve dhe përcaktimin e piketave në të cilat do të kryhej fushata votëmbledhëse e PS-së në qytetin e Fierit dhe në gjithë njësitë administrative përbërëse. Sot më vjen mirë që në disa shkrime të miat kur celja e fushatës ishte ende larg (por ku edhe unë si një vëzhgues i hollë dhe i kujdesshëm i asaj që pritej të ndodhte), kisha argumentuar se peshën kryesore elektorale do e mbanin dy figurat politike më të rëndësishme të qytetit të Fierit. I pari kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi që për strategji elektorale u vendos i 10-ti në listën shumëemërore për deputetë të qarkut të Fierit dhe i dyti kryebashkiaku Armando Subashi.

Kjo dyshe politike duke bashkërenduar punët me gjithë aktorët dhe faktorët lokale arriti si rezultat final në Bashkinë e Fierit një rezultat mjaftueshmërisht të kënaqshëm në raport me gjithë pjesën tjetër të qarkut. Mesazhet që ata përcollën në mënyrë të drejpërdrejtë ndaj votuesve fierake, duke vënë theksin fort se duhej votuar sigla dhe duke mos orientuar zgjedhësit drejt emrave preferenciale bëri të mundur maksimalizimin e votave, ruajtjen e kurbës së shifrave dhe përmbushjen e plotë të objekivave të vendosura më parë.

Viti 2017

Partia Socialaiste në Bashkinë Fier fitoi 54.6 % të votave.
Partia Demokratike fitoi 25.9 % të votave.
LSI mori 12.4 % të votave.
PDIU mori 5.8 % të votave.

Viti 2021

Në 68944 votues (rreth 2500 më pak se 2017) Partia Socialaiste fitoi 53.2 % të votave.
Partia Demokratike fitoi 35.7 % të votave.
LSI mori 8.2 % të votave.

Duke analizuar shifrat e mësipërme vihet re se në 2017 shumatorja e votave të PD+LSI+PDIU është 44,1%.
Në 2021 shumatorja e votave të PD+aleatet+LSI, shkon në 43,9%. (-0,2%). Vota anti-PS nuk është rritur në Fier, ajo thjesht ka lëvizur brenda partive opozitare. Nga ana tjetër edhe Partia Socialiste qëndroi afërsisht në të njëjta shifra si të vitit 2017, por me një tkurrje minimale votash prej 1.4 %. ose 1788 vota më pak. Disa perceptime personale përtej shifrave krahasuese dhe zyrtare. Në gjërat që ecën mirë për PS-në mund të rendis me bindje sinkronizimin e veprimeve dhe përcjelljen e mesazheve konktete politike nga binomi Ruçi-Subashi.

Me qetësi dhe maturi politike arritën të preknin personalisht çdo qelizë të territorit administrativ të Bashkisë Fier dhe binden votuesit se projekti i majtë, duhej çuar përpara medoemos si alternativa e vetme zhvilluese për qytetin e Fierit.

Ajo çka nuk funksionoi si duhet ishte angazhimi i shumicës së drejtuesve të institucioneve rajonale të cilët shfaqen doza hipokrizie dhe në shumicën e rasteve e shoqëruan betejën politike me dyshimet se një rotacion politik ishte pranë. Aksioni politik i Gramoz Ruçit, Armando Subashit por edhe Petro Koçit, bëri të mundur që Bashkia Fier të sherbente si “komerdare” shpëtimi për numrin e deputetëve të listës së qarkut Fier, duke u finalizuar me 9 deputetë.

Realiteti na tregoi që nëse Bashkia e Fierit do të kishte trendin e shifrave të njësive të tjera të qarkut rezultati final do të ishte jo me 9 deputetë siç doli, por mund të binte në 8 mandate. Si ta kuptojmë këtë? Bashkitë e vogla Divjaka, Patosi, Roskoveci por edhe Mallakastra, duke parë shifrat kanë një numër votuesish faktik rreth 15 mijë ndërsa bashkia e Lushnjes rreth 50 mijë. Këto njësi me numër të tillë votuesish kishin një humbje nga 3500 deri në 1700 vota për PS. Në përqindje elektorale shkon nga 7% deri në 15% më pak në raport me 2017. Nëse ky trend do të vlente ose do të realizohej edhe në Fier, sipas një llogarie të thjeshtë duhet të ishin rreth 7000 vota më pak dhe PS do të merrte rreth 30000 vota (nga rreth 36638 vota që morri ) PS nuk do të kishte sot 9 mandate.
Nga ana tjetër kësaj shifre nëse do ti shtonim teorikisht edhe një rritje të PD në Fier, siç realisht ka ndodhur në pjesët e tjera, në vlerë absolute diferenca e votave do të shkonte në rreth 10000 më pak se 2017, çka e bënte të sigurt humbjen e mandatit të 9.

Gjithkush mund të pyes; Pse e bën ti z.gazetar këtë supozim? Në aspektin llogjik duke parë rezultatet e qarkut dhe duke i krahasuar ato ky supozim, nuk është se s’ka bazë llogjike sepse përderisa të gjitha kishin këtë ulje në rezultat pse të mos e kishte edhe Fieri? Si shpjegohet që vetëm Fieri mbajti rezultatin e 2017? Kjo është arsyeja pse Fieri dhe Gramoz Ruçi shpëtuan mandatin e 9 për PS. Si përfundim fushata, strategjia, reputacioni dhe “loja e paster” vetëm në dobi të PS-së, që zhvilloi Gramoz Ruçi në Fier dhe mbështetja e kryebashkiakut Subashi në të gjithë territorin e bashkisë rezultuan decizive dhe përcaktuese në rezultatin 2021.

Nga ana tjetër PD dhe gjithë fronti opozitar me gjithë pretendimin e madh për ardhjen në pushtet, nuk arriti që të shtonte vota në total brenda kampit të vet. Totali i votave të tyre në 2017 ishte 30455. Në 2021 totali i votave te tyre është 30271 pra 184 vota më pak ose 0,2% më pak. Secili ka opinionin e vet, por tjetër gjë është opinioni i gjithsëcilit nga ne dhe tjetër gjë janë shifrat. Shifrat nuk janë opinion, por fakte dhe faktet janë kokëforta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit