Home Aktualitet Fjalimi i Arg...

Fjalimi i Argitës në Kuvendin e Berishës, Vangjeli: Sinjal se nuk do të ketë një riorganizim të opozitës

131
0

Për herë të parë, Argita Malltezi u pra pranë babait të saj, Sali Berishës dhe kjo në Kuvendin e Rithemelimit, ku edhe mbajti fjalën e saj. Analisti Lorenc Vangjeli, thotë se dalja e saj ka demoralizuar ato demokratë të cilët mendonin se pas largimit të Sali Berishës do të kishte një riorganizim të opozitës.

”Dalja e Malltezit ka demoralizuar dhe demotivuar një shumicë të madhe njerëzish të cilët mendonin, dinin, besonin që me Berishën nuk arrinin dot të ishin fitues në zgjedhjet e 2015, por ky do të ishte momenti që pas largimit të tij të fillonte riorganizim i opozitës.

Deri në këtë moment Berisha ishte mjeti i vetëm për të larguar Bashën nga mazhoranca e partisë së tij, por totalisht i paftë dhe i pamjaftueshëm për të larguar Edi Ramën nga drejtimi i qeverisjes. Nuk kishte asgjë të re! Thjeshtë pamë shfaqje”,-tha Vangjeli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit