Home Aktualitet Flamur Noka t...

Flamur Noka thirrje qytetarëve që në protestën e 11 korrikut të ngrenë zërin kundër padrejtësive

18
0

Këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi zhvilluan takime me qytetarë të kryeqytetit, në zonën e Pazarit të Ri.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe bizneset e zonës, Noka dhe Bardhi janë njohur me shqetësimet dhe problematikat e shumta që ata hasen gjatë përditshmërisë së tyre apo në ushtrimin e biznesit në kryeqytet.

Teksa shpërndanin fletushka nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe Kryetari i Grupit Parlamentar, iu bënë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e thirrur nga opozita e cila do të zhvillohet më datë 11 Korrik ora 20:00, për të ngritur zërin dhe për të kërkuar të drejtat e tyre përballë një pushteti kriminal siç është ai i Edi Ramës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit