Home Aktualitet Formacionet/ ...

Formacionet/ Derbi për titull Inter-Juventus, Allegri i beson super talentit turk

176
0

Seria A sonte në mbrëmje sjell derbin mes Interit dhe Juventusit, që do të vendosë shumë dhe për titullin kampion. Inzaghi nuk ka ndryshuar asgjë në 11-shen që do të hedhë në fushë.

Sommer do të jetë në portë, para tij Pavard, Acerbi dhe Bastoni. Në mesfushë do të luajnë Darmian dhe Dimarco nga krahët dhe Barella, Valhanoglu dhe Mkhitaryan më në qendër. Në sulm është dyshje Lautari dhe Marcus Thuram.

Në krahun tjetër Juventusi i Allegrit kundërpërgjigjet me skemën e ngjashme 3-5-2. Szczesny është titullar në portë, ndërkohë që para tij do të vendosen Danilo, Bremer dhe Gatti.

Në mesfushë Kostic dhe Cambiaso do të luajnë në krahë, ndërkohë që Rabiot, Locatelli dhe McKennie do vendosen në krahë. Talenti turk, Yldiz do të jetë në mbështetje të Vlahovic.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit