Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ditmir Bushati: Diplomacia dhe fushëbeteja

Forum E enjte, 27 Nëntor 2025 20:43
Ditmir Bushati: Diplomacia dhe fushëbeteja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pavarësisht përpjekjeve amerikane, perspektiva e një armëpushimi në Ukrainë nuk duket ende në horizont. Kjo është përpjekja e tretë brenda vitit. Fillimisht, në shkurt me takimin e shumë komentuar në Shtëpinë e Bardhë mes presidentëve Trump dhe Zelensky. Më pas, në gusht në takimin në Alaska ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin. Dhe së fundmi, me ‘Planin e Paqes’ si pikënisje për bisedime mes palëve.

Plani, i cili u hartua pa përfshirjen e ukrainasve dhe bashkërendimin e europianëve, pësoi ndryshime në takimin e Gjenevës mes aleatëve euro-amerikanë dhe ukrainasve. Rusia ka bërë të qartë se refuzon çdo marrëveshje armëpushimi që nuk përmbush kërkesat e saj thelbësore për më shumë territor, çarmatimin në shkallë të gjerë dhe ndalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa ukrainasit ndjehen disi më të lehtësuar pas takimit të Gjenevës dhe europianët këmbëngulin se askush nuk mund të flasë dhe vendosë për sovranitetin dhe sigurinë e tyre pa qenë të pranishëm në tryezë, kontaktet mes administratës amerikane dhe ruse vijojnë, me qëllim eksplorimin e rrugëve që do të siguronin një armëpushim dhe zgjidhje të qëndrueshme. Megjithëse Shtëpia e Bardhë është e interesuar për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, Rusia dhe Ukraina janë larg njëra-tjetrës. Qytetarët janë të drobitur nga lufta dhe pasojat e saj. Sipas një sondazhi të fundit të Gallupit, 69% e ukrainasve dëshirojnë një armëpushim dhe një fund të negociuar të luftës, kundrejt 24% të tyre që mbështesin vijimin e saj deri në fitore. Pothuajse e kundërta e asaj që mendonin ukrainasit dy vitet e para të luftës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Është fakt i pamohueshëm se Ukraina po përballet me vështirësi financiare dhe demotivim të fuqisë mobilizuese në frontin e luftës. Nga ana tjetër, presioni ndaj Rusisë nuk ka arritur ende pikën kulmore, çka do ta detyronte Putinin për të pranuar një marrëveshje. Çështjet më të diskutueshme lidhen me territorin nën pushtim, përdorimin e rusishtes si gjuhë zyrtare, anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO dhe BE, përdorimin e aseteve të ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës, garancitë e sigurisë në mënyrë që lufta të mos rindizet dhe modalitetet e mbikqyrjes së një marrëveshjeje të mundshme.

Mund t'ju interesojë

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Para 4 orësh
Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Para 13 orësh
Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42

Për momentin është e paqartë se cilat janë garancitë e sigurisë që SHBA-të janë të gatshëm të ofrojnë dhe se si mund të rritet presioni ndaj Putinit për të pranuar një marrëveshje. Të përcëlluar nga marrëveshjet e arritura në të shkuarën, të cilat janë shkelur nga Rusia sistematikisht, ukrainasit kërkojnë që garancitë e sigurisë të SHBA-ve të kodifikohen në një vendimmarje të Kongresit amerikan. Mbështetja amerikane është e pazëvendësueshme për Ukrainën, sidomos në fushën e shërbimeve inteligjente dhe teknologjisë.

Europianët sërish u surprizuan nga lëvizjet e administratës amerikane sikurse ndodhi në shkurt dhe gusht. Reflekset reaguese sollën korrektimin e planeve të ofruara nga amerikanët, në mungesë të një plani konkret nga ana e tyre, duke harruar se vendi në tryzën e bisedimeve fitohet përmes veprimeve konkrete. Aq më tepër kur Europa mban mbi supe thuajse të gjithë faturën financiare të luftës në Ukrainë. Europa ka nevojë për një plan të qartë për luftën e sotme dhe paqen e nesërme në kontinent. Diplomacia dhe ndërtimi e fuqizimi i kapaciteteve mbrojtëse, në kushtet kur Rusia ka zgjedhur luftën, duhet të ecin paralelisht. Për këtë, Europës i nevojitet aleanca me SHBA-të, sikundër një fitore e Rusisë në Ukrainë do të kishte pasoja më të mëdha, në planin afatgjatë, edhe për vetë SHBA-të.

Një prej kartave më të rëndësishme të Europës, për të qenë shkruese dhe jo konsumuese e historisë së saj, është përdorimi i aseteve të ngrira ruse: rreth 200 miliardë dollarë, që gjenden në llogaritë bankare kryesisht në Belgjikë. Kombinimi i sistemeve të përmirësuara të armëve për Ukrainën, mbështetja financiare dhe rinovimi i marrëveshjes me FMN, së bashku me përshkallëzimin e masave dhe sanksioneve ndaj Rusisë do t’i rriste kostot ekonomike për Putinin për vazhdimin e luftës. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të diplomacisë për t’i dhënë fund luftës, duket se shumëçka do të përcaktohet në fushëbetejë.

Etiketat e lidhura

ditmir bushati
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 1 ore

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 1 ore

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 2 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 2 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 22 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 13 orësh

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.