THJESHT DHE SHPEJT

Nga Besmir Lesaj

“Kurrë mos bëj diҫka të komplikuar, kur diҫka e thjeshtë mund të shërbejë po aq mirë”

Erik Maria Remark-“Obelisku i zi”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mungesë të rrjeteve sociale, ndodhitë zakonisht i marr vesh me disa orë vonesë, po nuk ishin aq të mëdha sa të diskutohen gjatë kafes së mëngjesit. Por mes vrasjesh në krye të detyrës, fitoresh epike futbollistike dhe protestash pro-UҪK, më bëri përshtypje një lajm mbi vonesën e emërimit të magjistratëve të rinj nga ana e KLGJ-së. Diskutohej në sensin e vonesës dhe zvarritjes, ashtu siҫ edhe kundërshtohej i tillë fakt me parashikimin e radhës së procedurave, ngritje, transferime dhe pastaj emërime.

Swiss Digital Mobile Reklama

E lemë për një sekond këtë diskutim (jo se nuk është i rëndësishëm), për t’u fokusuar te ajo që më bëri përshtypje më shumë. Në lajm kishte dy fjali që shkaktojnë dhimbje koke, për këdo që ka të bëjë me të paktën një proces gjyqësor: “…struktura organizative për të gjitha gjykatat parashikon 417 gjyqtarë… nga të cilët janë efektivisht në detyrë 265… nga 137,101 çështje që kanë qenë në pritje më 1.1.2024, numri i tyre u rrit në 141,262 çështje më 30.9.2025(https://kohajone.com/forum/klgj-zvarrit-emerimin-e-magjistrateve-te-rinj-ndersa-stoku-i-ceshtjeve-rritet/)”.

Me fjalë të popullit “nga shiu në breshër” dhe situata sa vjen e përkeqësohet, nën ritmin e dosjeve që shtohen, në vend që të pakësohen.

Por për të diskutuar arsyet pse erdhëm në këtë gjendje, mes Vetting-ut, hartës së re gjyqësore, emërimet e magjistratëve, vlerësimet e atyre në detyrë, ngritjet në gjykata e apelit apo mungesës së stafeve ndihmëse, do duhej të “abonohesha” nënjë kënd gazete të përjavshme, për ti trajtuar.

-Fokusohemi te zgjidhjet dhe ato që mund të bëjmë më mirë apo ndryshe:

Propozimi I: Këshilltarët/ndihmësit ligjor, tu propozohet një kalim në detyrë gjyqtari, pa afat, pranë gjykatave që janë në gjëndjen “më kritike”, në lidhje me stokun e ҫështjeve të mbartura?

Ndarja e parë: Të punonin vitin e parë nën mentorimin e një gjyqtari me eksperiencë, i cili të mund të ketë kompetencën e kontrollit ndaj vendimarrjes së këshilltarit ligjor/ndihmësit ligjor, për një vit. Pas kalimit të afatit 1 (një) vjeҫar, detyra e gjyqtarit (e ushtruar nga ish-këshilltarët ligjor/ndihmësit ligjor) të ushtrohet e plotë dhe pa mentorim.

Ndarja e dytë:Të punonin vitin e parë nën mentorimin e një gjyqtari, që ndaj vendimeve të këshilltarit ligjor/ndihmësit ligjor, ti njihet pushteti i kundër-firmës (me efekt vlefshmërie vendimi gjyqësor). Pra do kishim vendime (gjatë vitit të parë, pas kalimit nga këshilltar/ndihmës ligjor në gjyqtar) me 2 (firma) firma gjyqtarësh, ai mentor dhe ish-këshilltari/ndihmësi ligjor i kaluar gjyqtar.

Ndarja e tretë: Këshilltarët/ndihmësit ligjor të mos kenë mentor, por që vitin e parë të punojnë me një normë të reduktuar (50% apo 25% më pak). Sa i përket kontrolleve sasior, cilësor dhe ankesave përkatëse, të trajtohen në të njëjtin standard si dhe për gjyqtarët aktualisht (në kohën e shkrimit)

Propozimi II: Këshilltarët/ndihmësit ligjor, tu propozohet një kalim në detyrë gjyqtari, me afat, pranë gjykatave që janë në gjëndjen “më kritike”, në lidhje me stokun e ҫështjeve të mbartura?

Ndarja e parë: Vitin e parë të punonin nën mentorimin e një gjyqtari me eksperiencë, me pushtetin e kundër-firmës (me efekt vlefshmërie vendimi gjyqësor), ndërsa për periudhën tjetër të afatit (pesë apo dhjetë vite) të kishte një mentorim pa kundër-firmë, ku ҫdo vit të përpilohet nga gjyqtari mentor një raport i thjeshtëzuar mbi vendimarrjen dhe pikat për përmirësim, drejtuar KLGJ-së.

Ndarja e dytë: Këshilltarët/ndihmësit ligjor të mos kenë mentor, por ҫdo vit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, të raportojnë mbi kriteret sasiorë në KLGJ (përmbledhurazi).

Sa i përket cilësisë dhe ankesave, do duhet të mbetet në kompetencë të ILD-së, e cila do duhet të ushtrojë kontrolle periodike vjetore ndaj këshilltarëve/ndihmësve ligjor, që do kalohen në detyrën e gjyqtarit, me afat.

Propozimi III: Këshilltarët/ndihmësit ligjor, tu propozohet një kalim në detyrë gjyqtari dhe njëkohësisht me këtë, sekretareve gjyqësore tu propozohet kalimi në detyrën e këshilltareve/ndihmëseve ligjore, nëpërmjet emërimit të përhershëm apo përkohshëm, me provim apo rënditje me sistem pikëzimi, apo metodë tjetër që vlerësohet e përshtatshme.

Kjo procedurë të jetë e ndërlidhur me këshilltarët/ndihmësit ligjor, në sensin që, po i’u propozuar këshilltarëve/ndihmësve ligjorkalim në detyrë gjyqtari, me afat, i njëjti model propozimi tu bëhet edhe sekretareve gjyqësore (pra me afat).

Vazhdimi: Me përfundimin e periudhës së provës (pas një viti), të sapo kaluarit nga këshilltar/ndihmës ligjor në gjyqtar, të punojnë si gjyqtar me normë të plotë, nëpërmjet urdhrit të KLGJ-së, në gjykatat që kanë nevojë emergjente, si rezultat i vakancave (vendeve bosh). Me apo pa afat, do jetë zgjedhje e ligjvënësit, në varësi të projeksionit mbi systemin gjyqësor 2030 (që reklamohet si viti i antarësimit në BE).

Po qe se opsioni pa afat, do jetë ai i zgjedhuri, në momentin që e gjithë situata me ҫështjet e mbartura të rregullohet, këshilltarët/ndihmësit ligjor që kaluan në detyrën e gjyqtarit, të mund të zgjedhin mes vazhdimit të detyrës, në vendet ku ka nevojë sistemi i drejtësisë (gjyqtar nëgjykata, inspektor nëILD, këshilltar nëKLGJ, KLP, ndihmës-magjistrat në Gjykatën e Lartë apo Kushtetuese, tjetër), kthimin në detyrën e këshilltarëve ligjor,por duke mundësuar zgjedhjen e gjykatës, këshilltar nëProkurorirëe Përgjithshmë, KLGJ, KLP, tjetër, apo zgjedhjes së një rruge tjetër (pushteti ekzekutiv apo legjislativ).

Po qe se opsioni me afat, do jetë ai i zgjedhuri, në momentin që e gjithë situata me ҫështjet e mbartura të rregullohet, këshilltarët/ndihmësit ligjor që kaluan në detyrën e gjyqtarit, të kthehen në detryrën e mëparshme (apo të njëjtë me të) dhe me të njëjtin standard, sekretaret gjyqësore të kthehen nëdetyrën e mëparshme (apo të njëjtëme të). Kjo gjithmonënëse nuk zgjidhin një vend tjetër punësimi, në liri të plotë zgjedhjeje.

Do ishte e mirë që për ata që rikthehen në detyrën e mëparshme, të mund të njihej një benefit financiar, si kompensim për diferencën e pagave mes detyrës së ushtruar provizorisht dhe detyrës tek e cila rikthehen. Kjo do shërbente si garanci për ushtrimin e detyrës me devotshmëri dhe shmangien e diferencave dëmtuese financiare.

Për të shmangur që vendet në Tiranë (si në administrativen e shkallës së parë ashtu edhe në atë të juridiksionit të përgjithshëm), Durrës, Elbasan, e të tjera, të plotësohen me këshilltarët/ndihmësit ligjor që kalohen si gjyqtarë, të parashikohet në ndryshimet ligjore (se me ndryshime ligjore, do mund të realizohet ky ndryshim i propozuar) që gjyqtarët që kanë mbaruar shkollën e magjistraturës, profilin gjyqtar, pavarësisht plotësimit të kritereve për vlerësim apo transferim, t’u propozohet të kalojnë në gjykatat e kryeqytetit dhe zonave përreth (sipas nevojave), duke plotësuar vendet që ata len bosh, me këshilltarë/ndihmës ligjor që kalohen si gjyqtar.

Në gjuhën e shahutdo quhej “rrokadë”, pra gjyqtarët që përfunduar shkollën e Magjistraturës,profili gjyqtar, të plotësojnë vendet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Gjykatën Administrative të Apelit dhe Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe njëkohësisht me këtë, vendet e tyre (që do mbeten bosh) të plotësohet me këshilltarët/ndihmësit ligjor, që kalojnë në detyrën e gjyqtarëve.

Si rezultat, vitin e parë të zbatimit të këtij ndryshimi, do kishim plotësim vakancash në gjykatat më “problematike” me këshilltarë/ndihmës ligjor, duke përpunuar më shumë dosje se sa mesatarja aktuale, ndërsa pas vitit të parë, do kishim rritje shumë më të madhe të dosjeve të përfunduara, me plotësimin e vendeve me metodën e “rrokadës”, si më sipërshpjeguar.

Kalimi nga këshilltarë/ndihmës ligjor në gjyqtar duhet të shoqërohet me ndryshimet përkatëse, që lejojnë lehtësisht gjyqtarët e sapoemëruar nga shkolla e Magjistraturës (në 3-4 vitet e fundit), të mund të transferohen në kryeqytet apo rrethet kufitare. Gjithasthu edhe kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në gjykatat e apelit, do duhet të thjeshtohet dhe lehtësohet.

Si përfundim, nga të gjithë këshilltarët/ndihmësit ligjor që kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës duhet të përzgjidhen një pjesë, nëpërmjet konkursit, klasifikimit, pikëzimit, apo metodë tjetër:

Varianti i parë: Të gjithë këshilltarët/ndihmësit ligjor që kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës të listihen, në bazë të rezultateve në shkollë, duke u përzgjedhur ato me rezultate më të larta,për t’u kaluar në profilin gjyqtar.

Varianti i dytë: Të gjithë këshilltarët/ndihmësit ligjor me apo pa shkollë Magjistrature (edhe ata ex-officio), ti nënshtrohen një provimi, sipas modelit të provimit të pranimit në shkollën e Magjistraturës, ku më të suksesshmit të përzgjidhen për t’u kaluar në profilin gjyqtar.

Varianti i tretë: Të gjithë këshilltarët/ndihmësit ligjor që kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës, ti nënshtrohen një provimi, sipas modelit të provimit të pranimit në shkollën e Magjistraturës, ku më të suksesshmit të përzgjidhen për tu kaluar në profilin gjyqtar.

Si shembull shpjegues, nëse për këtë propozim do përzgjidheshin 20 (njëzet) këshilltarë/ndihmës ligjor, në vitin e parë të kalimit në profilin e gjyqtarit, do mund të “prodhonin” rreth 4,000 vendime, ndërsa nga viti i dytë e në vazhdim, të paktën 6,000 vendime në vit.

Zgjidhjes së propozuar po t’i shtonim edhe kalimin e sekretareve gjyqësore në pozicionin e këshilltarëve/ndihmëseve ligjor, atëherë do të plotësonim të gjitha hallkat e domosdoshme për rritjen e efikasitetit në vendimarrje (raporti sasi/cilësi).

Si përfundim, situata ku ndodhemi është e veçantë (sui generis) dhe do duhet të prodhojë zgjidhje po ashtu të veçanta (sui generis).

Mundet që ti drejtohet edhe një kërkesë Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës (amicus curiae), nëse e tillë procedurë (si më lart shpjeguar), nuk cënon pikën 1, të nenit 6, të KEDNJ-së “… një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?