Home Aktualitet FOTO/ Herkuli...

FOTO/ Herkuli shqiptar, Orestis Duro shpallet kampion i bodybuilding në Greqi: Jam shumë krenar, kam marrë oferta për në Europë

225
0

Suksesi është një fjalë që shqiptarët e njohin mirë. Tashmë shqiptarët nuk korrin suksese vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë. Rasti më i fundit është i Orestis Duro, i cili është shpallur kampion i bodybuilding në Greqi.

Ai ka lindur në Greqi, por gjuhën shqipe e flet sikurse të ketë jetuar në atdhe, dhe krenarinë e ka të madhe si shqiptar. Suksesin e madh që ai arriti të dielën, në këtë garë që u mbajt në Athinë ”6o Hercules 2024”, tregon që Duro e arriti fitore falë punës dhe përkushtimit, siç e tregon ai për ”Koha Jonë”, teksa ndau edhe përjetimet.

”Është një vlerë shumë e madhe për mua, pasi erdhi si një rezultat i një pune të madhe, për 4 muaj kam qenë në stërvitje me dietë, dhe nuk ka qenë e lehtë, sepse njërën dorë e kam pasur të lënduar me shumë qepje. Në Greqi ka shumë njerëz që merren me bodybuilding dhe unë kam vite që jam pjesë e këtij sporti”.

Në një kohë që flitet për shqiptarët në Greqi, Duro thotë se kjo fitore është edhe një krenari për të si shqiptar, si edhe tregon se tashmë ka marrë oferta për tu stërvitur në Europë. ”Për mua si shqiptar, ky çmim më bën shumë krenar, sepse është diçka shumë e madhe”.

/Redjon Shtylla-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit