Home Aktualitet Fotoja e Mart...

Fotoja e Martin Bardhit që u vra sot, para pak ditësh kishte dalë nga burgu

122
0

59-vjeçari Martin Bardhi mbeti i vrarë paraditen e sotme në lokalin e tij në Rrëshen. Ngjarja e ditës së sotme ishte në kufijtë e një masakre, pasi mbetën të plagosur edhe tre qytetarë të tjerë, që po konsumonin kafe në lokalin e viktimës. Të plagosur kanë mbetur edhe kushëriri i viktimës Indrit Bardhi, Olti Gjini dhe Ilir Bardhoku, të cilët janë dërguar në spital.

Dyshohet se hakmarrja ka qenë shkak i vrasjes, pasi në mars të këtij viti, së bashku me të birin, Erind Bardhin, Martini qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020. Saimir Reçi arriti t’i shpëtonte atentatit, ndërsa Bardhi u vu në pranga.

Vetëm pak ditë më parë, ai kishte dalë nga burgu. Mes fiseve Reçi dhe Bardhaj ka pasur vazhdimisht konflikte dhe dyshohet se edhe vrasja e sotme lidhet me përplasjen mes dy fiseve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit