Home Magazine Funksioni i r...

Funksioni i ri i WhatsApp për personat që duan të kyçin dhe fshehin bisedat

95
0

WhatsApp, aplikacioni i mesazheve të çastit të Meta, është vendosur të prezantojë një veçori në pajisjet e lidhura që do t’u mundësojë përdoruesve të mbrojnë bisedat e tyre nga njerëzit e tjerë.

Sipas një raporti të fundit nga WABetaInfo, WhatsApp po nxjerr funksionin e tij Chat Lock në pajisjet e lidhura.

Ky funksion, i cili i lejon përdoruesit të kyçin dhe fshehin bisedat e tyre pas një kodi kalimi ose vërtetimi biometrik, fillimisht ishte i kufizuar në pajisjet kryesore. Megjithatë, funksioni Chat Lock duket se është i disponueshëm për përdoruesit që përdorin WhatsApp për Android (versioni 2.24.11.9), në vend të vetëm disa përdoruesve të zgjedhur.

Meta e Mark Zuckerberg prezantoi funksionin Chat Lock në WhatsApp në maj 2023 dhe muajin e kaluar u raportua se kompania kishte filluar testimin e këtij funksioni në pajisjet e lidhura duke e shpërndarë atë tek një numër përdoruesish.

Edhe pse kompania nuk ka zbuluar se kur kjo veçori do të jetë e disponueshme në versionin e qëndrueshëm të WhatsApp, ai pritet të shpërndahet për publikun pas testimit të plotë në versionin Beta të aplikacionit.

Kjo mund të zgjasë të paktën disa javë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Teknologjia

Më shumë nga Teknologjia

Lajmet e Fundit

Te Fundit