Home Aktualitet Fuqitë botëro...

Fuqitë botërore reagojnë ndaj planit të Putinit për aneksimin e Ukrainës

83
0

E gjithë bota ka reaguar pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin, për aneksimin e pjesshëm të Ukrainës, ku përveç SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, këtë vendim e kanë dënuar edhe shumë vende të tjera në botë.

Gjermania

Zëvendëskancelari Robert Habeck tha se Gjermania po “konsideron një përgjigje” ndaj përshkallëzimit të luftës në Ukrainë.

Ai tha se ky është një tjetër hap i gabuar nga Rusia, të cilin do ta diskutojnë dhe do të konsultojnë politikisht me vendet e tjera në lidhje me mënyrën se si të reagojnë.

Kina

Ministria e Jashtme kineze u bëri thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në dialog dhe konsultim dhe të gjejnë një mënyrë për të adresuar shqetësimet e sigurisë të të gjithëve.

Pozicioni i Kinës për Ukrainën është i qëndrueshëm dhe i qartë, tha zëdhënësi Wang Wenbin në një konferencë për media të mërkurën.

Republika Çeke

Kryeministri Petr Fiala tha se aneksimi i pjesshëm është një përpjekje për të përshkallëzuar më tej luftën që Rusia filloi kundër Ukrainës. Ai tha se kjo është provë e mëtejshme se Rusia është agresori i vetëm.

“Kjo është e nevojshme për të ndihmuar Ukrainën, dhe në interesin tonë, ne duhet të vazhdojmë me të.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit