Home Aktualitet Gërvalla i kë...

Gërvalla i kërkon Xhaçkës koordinim për qasjen ndaj Serbisë, por Shqipëria nuk heq dorë nga ”Open Balkan”

151
0

Shqipëria nuk heq dorë nga ”Open Balkan”. Por sot në ambientet e Ministrisë së Jashtme, Olta Xhaçka, nuk nguroi t’i kërkonte homologes së saj, Donika Gërvalla që Kosova të jetë pjesë e nismave rajonale.

”U angazhuam për zbatimin e plotë të marrëveshjes mes dy ministrive të Jashtme, mbi bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme nëpërmjet harmonizimit të aksioneve, diplomacisë mbi arritjen e objektivave strategjikë kombëtarë, ku përparësi mbetet anëtarësimi i Republikës së Kosovës në nismat rajonale dhe në organizatat ndërkombëtare. Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës”, tha Xhaçka.

Në përgjigje të ftesës, Gërvalla i kujtoi Xhaçkës tensionet në veri të Kosovës, ndërsa kërkoi prej saj një koordinim në qëndrimin ndaj Serbisë.

”Si në çdo familje të madhe, duhet të diskutojmë dhe për temat që janë shqetësuese. Gjatë muajve të fundit, ashtu siç e kanë parë të gjithë, gjuha e fqinjit tonë verior, Serbisë, është ashpërsuar së tepërmi. Duhet të jemi të kujdesshëm që paqen ta forcojmë. Duhet një koordinim më i mirë i vendeve të rajonit ndaj Serbisë”.

Gjatë vizitës së saj, Gërvalla zhvilloi takime me Presidentin Meta dhe kryeparlamentaren Nikolla, nga ku mori mbështetjen për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit