Home Aktualitet Gjyqtari i Gj...

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Enton Dhimitri, nuk ka pse pranon akuzat, ai nuk ka raporte me krimin!

398
0

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Enton Dhimitri është akuzuar nga një raport DSIK, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, sipas mediave, se sikur gjyqtari Dhimitri ka pasur lidhje me persona të inkriminuar. Bëhet fjalë për kunatin e tij dhe jo vetëm. Ndonëse vetë ,i nderuari gjyqtar, nuk ka bërë përgenjështrim publik, gjë që duhej ta bënte sepse ka barrë të lartë publike.

Ky gjyqtar njihet si korrekt dhe me parime të larta për drejtësinë! Ai sot është në gjykatën e lartë dhe nuk ka shkelur mbi këto parime dhe as që i ka shkuar mendja ndonjëherë të hakmerret ndaj atyre mediave që kanë botuar shkrime për kunatin e tij. Por në CV e tij kanë mbetur disa akuza, ndonëse siç thamë, ai mbetet një gjyqtar largpamës.

“Nga informacioni i ardhur nga institucionet  e verifikimit rezulton se për vetë shtetasin L.G, disponohen të dhëna dhe ngrihen dyshime se është i përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, në bashkëpunim me persona të tjera.

Ky shtetas është arrestuar në datën 25.06.2016, i dyshuar për konsumimin e veprës penale ‘të shkeljes së ligjit mbi narkotikët’, në shtetin fqinj Greqi.

Vepër penale kjo që përfshihet në grupin e veprave penale që cilësohen nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale ‘vepra penale të krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit’ kompetencë e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ose të çdo gjykate tjetër që mund të zëvendësojë atë në ushtrimin e këtyre kompetencave”, thuhet në raportin e DSIK-ut, sipas një dokumenti të publikuar.

“Subjekti i rivlerësimit, Enton Dhimitri, është kunati i shtetasit L.G. dhe sipas përkufizimit të termit ‘anëtar familje 2’, do të kuptojmë bashkëshorti/ bashkëshorja, i afërt deri në shkallë të katërt ose krushqi deri në shkallë të dytë, personi i lidhur me detyrime birësimi ose që bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët, janë lidhje e afërt familjare”.

“Ndërsa shtetasi L.G., nga verifikimet për të cilin janë iniciuar mbi bazën e kërkesës së KPK-së, në cilësinë e personit të lidhur të subjektit të rivlerësimit, Enton Dhimitri rezulton si person i përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar në format sipas përcaktimeve dhe kërkesave të parashikuara në pikën 15 të nenit 3 të ligjit nr. 84/2016″, sqarohet në raportin e DSIK-ut.

Më tej DSIK-u thotë se gjyqtari Enton Dhimitri mund të vihet lehtësisht nën presion nga strukturat kriminale, për shkak të kontakteve të papërshtatshme me një person të përfshirë në krimin e organizuar dhe për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me të.

“Në këndvështrimin e përgjithshëm të kontrollit të pastërtisë së figurës së një subjekti rivlerësimi, në rastin tonë në cilësinë e gjyqtarit dhe lidhjeve të evidentuara si ‘persona të lidhur’ sipas përcaktimeve të nenit 3, pika 13, të përfshirë në veprimtari të paligjshme, e bën subjektin e rivlerësimit Enton Dhimitri një individ që mund të vihet lehtësisht nën presion nga strukturat kriminale, vlerësim i mbështetur në pikën ‘c’, të nenit 37, të ligjit 84/2016.

Gjithashtu nga të dhënat që disponohen rezulton se subjekti i rivlerësimit Enton Dhimitri sipas përcaktimeve të germave ‘ç’ e ‘dh’ të pikës 4, germës ‘a’ të pikës 6 të nenit 38 ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me të, (shtetasin L.G.) , sipas përcaktimit të termit ‘anëtar i familjes’, veprimtaria e kundërligjshme e të cilit është njohur dhe dokumentuar në regjistrat përkatës, etj etj.”– shkruajnë mediat online.

Sido të jetë akuzat e thëna në media dhe publik rrëzohen, pasi kolegët e tij dhe sidomos koleget në këtë gjykatë, flasin mirë e me respekt për punën e tij profesioniste.

Ai edhe kur mediat e kritikojnë apo shkruajnë se ka patur “lidhje me krimin” apo se iks familjar i tij ka lidhje me kontigjente kriminale, asnjëherë gjyqtari Dhimitri nuk është hakmarrë ndaj atyre mediave, të cilat i ka rënë shorti për ti gjykuar!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit