Home Aktualitet Grabitet argj...

Grabitet argjendaria, 3 persona të maskuar marrin bizhuteritë nën kërcënimin e autom*tikut

246
0

Një argjendari në Kamëz ka rënë pre e gabitësve. Autorë dyshohet se kanë qenë 3 persona. Të maskuar autorët kanë hyrë në argjendarinë “Marsi”, në Bulevardin Blu dhe nën kërcënimin e një sendi në dukje automatik kanë marrë disa bizhuteri floriri të cilat kanë qenë në tavolinë për shitje.

Punonjësit e argjendarisë, kanë deklaruar se grabitësit nuk kanë arritur të marrin para. Më pas, asutorët janë larguar me një automjet tip “BMW”. Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur detaje lidhur me identitetin e grabitësve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit