Home Aktualitet Gresa dhe Bes...

Gresa dhe Besiana Kadare i japin lamtumirën babait: Është ngjitur në panteonin e gjenive të botës

61
0

Gresa dhe Besiana Kadare, vajzat e shkrimtarit të madh që mbylli sytë më 1 korrik i kanë dhënë lamtumirën babit të tyre. Duke folur nga varrezat e Tufinës ku do të prehet gjeniu i letrave, ato e përshkruan Kadarenë si një njeri të veçantë që kurrë nuk i mërziti.

Gresa Kadare: Ishte krejt i veçantë si në gjithë gjërat e tjera. I bindej vetëm ligjeve të letërsisë. Kurrë nuk më ka mërzitur për neglizhencat e mia. E plot e plot të tjera, por nuk na kursente sarkazmat për autorët që unë lexoja. Nga ana tjetër entuziazmohej sa i gjeja ndonjë rresht të goditur. Këtë filozofi e kam adoptuar dhe vetë që nga fëmijëria.

Besiana Kadare: Jemi të gjithë shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri, mesazhet e ngushëllimit, shumë ceremoni prekëse. Nuk do bëj ndonjë fjalim, e përfytyroj që thoshte një nga frazat e tij të preferuara ‘ do na lësh rehat tani, nuk dua’, E përfytyroj është ngjitur, është si në një vorbull drite, është ngjitur si hyj në panteonin e gjenive të botës dhe na shikon. Një nga mënyrat për t’i bërë homazh është të lexojmë veprat e tij të gjithë, përsëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit