Home Aktualitet Hapet spitali...

Hapet spitali i ri i sëmundjeve të brendshme tek “Ushtaraku”. Manastirliu: Tjetër qendër reference me standarde evropiane

141
0

Hapet spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në spitalin e Traumës. Me një kapacitet prej 60 shtretërish, ky spital i dedikohet shërbimit të kardiologjisë, pneumologjisë, neurologjisë, endokrinologjisë, hematologjisë, nefrologjisë, reumatologjisë dhe psikiatrisë. Gjatë inspektimit të tij, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ky investim ka ka shtuar një tjetër qendër reference me standarde evropiane në vendin tonë.

“Brenda pak muajve, kemi dy investime të cilat janë në zemër të sistemit shëndetësor publik, Spitalin Qendror të QSUT-së dhe Spitalin e Sëmundjeve Interne këtu në Spitalin Universitar të Traumës. Ne do të riorganizojmë strukturën e këtij spitali, duke i dhënë mundësinë që Spitali i Sëmundjeve të Brendshme të ketë më shumë mjekë të specialiteteve të ndryshme, për të plotësuar të gjithë gamën e shërbimeve, por edhe për të rritur kapacitetet brenda këtij spitali”.

Teksa foli për strukturën spitalore, Manastirliu u ndal dhe tek mbështetja e bluzave të bardha, ku tha se do të vijohet me rritjen e targetuar të pagave për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët.

“Do të vijojmë të mbështesim personelin mjekësor, sa i përket rritjes së pagave që tashmë është rritja historike që ka ndodhur për mjekët specialist, dhe vitin tjetër duke vazhduar me rritjen e pagave për mjekët e përgjithshëm dhe të gjithë infermirët në sistemin tonë spitalor dhe atë parësor”, tha Manastirliu.

Hapja e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në spitalin e Traumës ka si qëllim mbulimin e plotë të nevojave të qytetarëve. Nevojë kjo që lind për shkak të fluksit që Spitali i Traumës përballon çdo ditë, ku në vit pret rreth 70,000 urgjenca, nga të cilat 20,000 urgjenca kirurgjikale dhe 50,000 urgjenca të traumave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit