Home Aktualitet Hasani pritet...

Hasani pritet nga presidenti Milatoviç: Angazhim me Malin e Zi për të nxitur paqe dhe stabilitet në rajon

20
0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u prit këtë të enjtenë një takim nga Presidenti Jakov Milatovic, në kuadër të vizitës zyrtare në Malin e Zi.

Hasani bëri të ditur se në takim u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve, duke theksuar intensifikimin e dialogut politik dhe angazhimin e përbashkët për të nxitur paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit drejt rrugës sonë të përbashkët të integrimit në BE.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Malin e Zi, Hasani u takua me zv/kryeministrin Nik Gjeloshaj. Ministri informoi se biseda u fokusua në marrëdhëniet projekte të prekshme për infrastrukturën, energjinë, zonat kufitare, arsimin, kulturën dhe shkencën mes dy vendeve tona.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit