Home Aktualitet Hekurudha Tir...

Hekurudha Tiranë-Durrës, drejtori Ergys Verdho: Qytetarët në kohë rekord do të udhëtojnë drejt Rinasit

133
0

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës do të shkurtojë kohën e udhëtimit duke bërë të mundur përshkimin e distancës Tiranë-Durrës në 20-25 minuta dhe 10-12 minuta lidhjen me Rinasin.

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho, thotë se me vënien në jetë të kësaj linje hekurudhore, qytetarët në kohë rekord do udhëtojnë drejt Rinasit, por edhe në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit.

“Ne themi gjithmonë për të ikur në Rinas duhet të nisemi dy orë përpara. Nuk e kemi të sigurt për shkak të trafikut nëse mbërrijmë Rinasin apo jo. Kjo do bënte të mundur, që në orare të sakta, çdo qytetar të arrijë Rinasin në kohën e duhur. Qytetarët tanë, por duke parë dhe fluksin e turizmit, ata kërkojnë shërbim të transportit hekurudhor”, tha ai.

Hekurudha është një projekt i rëndësishëm kombëtar, punimet e së cilës kanë avancuar në 70% të totalit, pritet të përmbyllet në muajin mars të viti të ardhshëm. Ai informoi se brenda këtij viti do të hapet gara ndërkombëtare për përzgjedhjen e kompanisë që do ta ndërtojë hekurudhën Vorë-Hani i Hotit dhe se puna do të nisë në tremujorin e dytë të vitit 2025 dhe do të përfundojë në vitin 2029.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit