Home Aktualitet Holanda e nis...

Holanda e nis me fitore “Euro 2024”, mund me përmbysje Poloninë (VIDEO)

146
0

Holanda e nis me fitore Europianin, me “tulipanët” që triumfuan 1-2 ndaj Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupi D, teksa u luajt në Hamburg.

Polakët u treguan cinikë dhe kaluan në avantazh në minutën e 16-të me anë të sulmuesit Buksa, që shfrytëzoi centimetrat dhe cilësitë e tij pas një goditje nga këndi.

Holanda reagoi mjaft mirë me Gakpo, i cili i ndikuar edhe nga fati gjeti barazimin në minutën e 29-të. Holanda në pjesën e dytë ishte më kërkuese, teksa në minutën e 83-të, i sapo aktivizuar, Weghorst realizoi golin e përmbysjes dhe të suksesit për Holandën.

Holanda merr kreun e Grupit D, teksa takimi tjetër, Austri-Francë do të luhet këtë të hënë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit