Home Aktualitet I forti që po...

I forti që po lëviz me armë, qytetarët ndihen të rrezikuar. Policia kontrolle në 4 qytete

58
0

20 mijë euro shpërblim ka vënë Policia e Shtetit për këdo që ka informacion për Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë, Edlir Alleshi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës dhe 42-vjeçari vijon të jetë në kërkim, teksa operacioni për gjetjen e tij është shtrirë në disa qytete, më konkretisht Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë.

Deri më tani, ka pasur disa informacione nga qytetarët mbi vendndodhjen e mundshme të Klered Bozhanaj, të cilat uniformat blu po i verifikojnë.

Efektivi i forcave “Shqiponja”, Edlir Alleshi, mbeti i plagosur gjatë ushtrimit të detyrës. Patrulla e forcave “Shqiponja” ishte vënë në ndjekje të autorit, pasi në sallën operative kishte mbërritur një telefonatë që tregonte se një burrë me kapele të zezë lëvizte i armatosur në zonën e Kinostudios. Alleshi mori dy plumba në bark.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla sqaroi për mediat se efektivi i plagosur iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe po mjekohet në Spitalin e Traumës. Balla paralajmëroi se do të marrë një përgjigje të ashpër nga forca e ligjit ai që guxoi të ngrejë armën dhe të qëllojë mbi policinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit