Home Aktualitet I hapte profi...

I hapte profile false në rrjetet sociale 26-vjeçares dhe e përndiqte, policia arreston të riun në Librazhd

29
0

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin H. K., 63 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. T., banues në fshatin Shushicë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 20 vjeç, banues në fshatin Tërvol, pasi në lagjen “Holta”, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me sende të forta, një bashkëmoshatar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Librazhd, pasi shërbimet e Policisë gjetën në banesën e tij dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet procedurale në Prokurori për shtetasen D. K., 35 vjeçe, pasi në fshatin Gjyralë, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë. Nga përplasja është dëmtuar shtetasja D. K., e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin B. B., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje, duke krijuar profile false në rrjetet sociale, si dhe e ka përndjekur këtë shtetase.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, se në lagjen “Çlirimi”, shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ishte vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, informojmë se pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve mjekësore, për shkak të dëmtimeve të rënda, 37-vjeçari ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit