Home Aktualitet I jepet lamtu...

I jepet lamtumira/ 19-vjeçari qëndroi larg, por nuk u shpëtoi dot plumbave

10
0

E vranë në lule të rinisë, në ditën e parë të punës, pa pasur asnjë faj. 19-vjeçari Musaen Zeneli të shtunën e kishte ditën e tij të parë të punës në hotelin e familjes Gocaj. Ajo ishte edhe dita e fundit e jetës për të. Ishte rritur pa të atin dhe donte që të siguronte të ardhura për familjen. Ndaj studionte, edhe punonte. Ishte Musaeni ai që njoftoi punëdhënësit në momentin, kur anëtarët e familjes Verracaku mbërritën në hotel. Nuk u përfshi fare me debatin e tyre duke qëndruar pas tyre.

Kur situata u acarua dhe anëtarët e dy familjeve që i kishin hotelet 50 m larg nga njëri-tjetri, nxorën armët, plumbat prekën edhe 19-vjeçarin. Ai humbi jetën në vend duke mos u mbijetuar plagëve të marra. Musaeni Zeneli iku nga kjo jetë në një moshë fare të re, me ëndrra dhe dëshira.

Sot u zhvillua edhe ceremonia mortore. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili mori pjesë në xhenazen e të riut jetim, tha se se njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohëshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë.

”Allahu të mëshiroftë, djali ynë, që po largohesh nga kjo botë, duke shpëtuar nga propaganda e mjerimi, nga statuset në fb të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty; nga statuset populiste e të pavlera, që vlerësohen më shumë se zemra e djegur e nënës tënde, që nuk do të gjejë më rehati, sa të ketë jetë”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit