Home Aktualitet I nxehti në q...

I nxehti në qershor, Osmani: Temperaturat do të vijojnë të jenë mbi mesataren

120
0

Pavarësisht se parashikohet një rënie e vlerave të termometrit meteorologët thonë se temperaturat do të jenë të pazakonta për qershorin.

“Do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit gjatë kësaj fundjave, duke bërë që dita e sotme të ketë temperatura deri në 40 gradë Celsius. Qarqet Elbasan, Tiranë, Berat, Gjirokastër janë më të prekura nga i nxehti”.

Java e ardhshme pritet te jetë më e freskët se kjo që po mbyllim ku u shënua dhe temperatura rekord.

“Kemi një normalizim të lehtë të situatës termike. Dita e premte ka sjellë temperatura deri në 42.5 gradë celsius, të regjistruar në Berat. Java sjell rënie të temperaturave, me vlerë 35-36 gradë Celsius.

Nuk mund të themi që do jemi në temperatura normale për këtë muaj, por do të kemi një rënie të tyre. Gjithë ditët e mbetura të muajit do të sjellë temperatura deri në 36 gradë Celsius”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit