Home Aktualitet I riu theu de...

I riu theu derën e PD, Berisha: Më kanë sjellë foto e video të Bashës me Fatjonin

556
0

PD-ja ka kallëzuar penalisht demokratin Fatjon Dauti, pasi më herët shkelmoi dhe theu derën e një prej zyrave të selisë blu. Ngjarja ndodhi kur në seli shkoi ish-kryeministri Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit të PD.

Vetë Berisha thotë se nuk ka dijeni të të shkuarës së Fajtorit, por thotë se i kanë dërguar foto dhe video që ai ka me Lulzim Bashën. Ndër të tjera, ish-kryeministri Berisha nënvizon se dy kriminelët më të mëdhenj janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

”Unë kam një shoqërues, personi që theu deerën është një militant i PD-së, sipas mediave ka precedentë në Britaninë e Madhe, nuk e di, nuk e njoh. Ai ka një familje thellësisht të persekutuar në Has dhe netë të tëra i ka kaluar në çadrën e lirisë. Më kanë dxërguar foto e video të Lulzim Bravës me Fatjonin. Do them një gjë, nuk i di veprat penale dhe nuk kam asnjë dijeni por sot për sot kam arritur në përfundimin se dy kriminelët më të mëdhenj janë Edi Rama dhe Lulzim Basha”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit