Home Aktualitet Ilir Meta kuj...

Ilir Meta kujton 25-vjetorin e rrethimit të familjes Jashari nga forcat e Millosheviçit

55
0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot 25-vjetorin e rrethimit të familjes Jashari nga forcat e Millosheviçit. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i PL-së thotë se në atë kohë Shqipëria ishte në mbështetje të plotë të Kosovës.

Ai shprehet se shumë shpejt do vijë koha që Shqipëria do të jetë prapë 100% në mbështetje të Kosovës.

“Para 25 vitesh forcat e Millosheviçit rrethuan familjen Jashari. Ata qëndruan siç di të qëndrojë shqiptari. Sakrifica e familjes Jashari, të prirë nga Ademi legjendar, është themeli i lirisë të Kosovës.

Në atë kohë, ne, Shqipëria, ishim të gjithë me zemër e me vepra në mbështetje të Kosovës. Shpejt do të vijë koha që Shqipëria do të jetë prapë 100% në mbështetje të Kosovës.

Lavdi të përjetshme Adem Jasharit dhe heronjve të Kosovës”, shkruan Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit