Home Kultura Ilirët dhe gj...

Ilirët dhe gjuha e tyre në Iliadën e Homerit

33
0
Kur isha në shkollë fillore kam mësuar se Iliada e Homerit e cila sot e kësaj dite është përkthyer në çdo gjuhë të botës i përketë vetëm letërsisë Greke, por sa e vërtetë është kjo !?
Nëse i referohemi kohës së bronzit, do të kemi parasysh se në gjithë Ilirinë sidomos nga viti 1600 -1500 para Krishtit, ka pasur shum levizje të banorëve (emigrime) në vende të ndryshme. Kjo është bërë e ditur nga ana e arkeologjisë, se nga zona e Dardanisë Aziatike (Turqi) janë gjetur objekte të njënjta me ato të Dardanise Europiane (Kosovë), po ashtu edhe në Italinë jugore janë gjetur objekte dhe shkrime ilire që i përkisnin fisit të Mesapëve, etj.
Pra, Dardanet aziatik ishin me origjinë Ilire dhe një fakt më i besueshëm është se ata kishin themeluar edhe Trojën. Këtë e thotë edhe perandori Romak Claudio II , se Dardanët e Ilirisë ishin themeluesit e parë të qytetërimit Trojan.
Por çfarë do të thotë emri “Trojë”!?
Nëse i referohemi në gjuhën shqipe ajo ka dy kuptime; e para “troje – truall” dhe e dyta “t’rrojë- të rojë”. Nese i referohemi në gjuhën greke apo në cdo gjuhë tjetër emri “trojë” nuk ka asnjë kuptim. Kjo lë për të kuptuar se gjuha Shqipe eshte gjuhë e folur që nga koha e Pellazgëve.
Përveç Dardanët e Trojës, në ato zona kishte edhe një fis tjetër me origjinë Ilire, të cilët ishin Brygët. Gjithsesi, këto fakte nuk i themi vetëm ne Shqiptarët por i thonë edhe historianët Europianë spsh ; Edwin Jacques, Daniele Ferlati, Aleksandër Stipçeviç dhe shumë të tjerë, ku tregojnë qartë se në atë kohë gjuha Shqipe flitej në gjithë Ballkanin ( Iliria) gjithashtu në nje pjesë të Azis( Dardanët, Brygasit dhe Mysians) dhe pothuajse në gjithë Italin e Jugut (Mesapët).
Megjithatë një fakt më tronditës për grekët dhe serbët është historiani Straboni që i përkiste kohës se antikitetit. Ne vepren e tij “Gjeografia” i vendos Brygasit dhe Mysians në Iliri. Ndërkohë Pajonët , një nga fiset më të famshme Ilire, të cilësuar në Iliadë si
aleatë të trojanëve, ai i quanë ata Brygase (Frigas) por edhe Pellazgë. Pra nëse i referohemi edhe fakteve të antikitetit , fiset e Trojës edhe atyre të Ilirisë ishin të njënjta.
Në dokumentat e perandorisë Romake, Herodoti thote se Brygasit (Frigasit) bukës i thoshnin “bekos”. Që është shum e afërt me atë të gjuhës Shqipe….
Përveç dokumentave Romake, faket i gjejmë edhe në Iliadën e Homerit, ku trajtohet lufta e Trojës dhe çuditërish disa prejt tyre janë anashkaluar. Detaje nga këto anashkalime jepen nga historiani i lashtësisë Greke, Thucydides (Tukididi). Ai thotë në veprën e tij “Historitë” se banorët e Argosit , që citohen në Iliadë si pjesmarrës në luftën e Trojës, flisnin një gjuhë të ndryshme nga ajo Greke. Pra, lufta e Trojës nuk ishte një lufte vetëm Greke siç pretendojnë grekët e sotshëm por ishte një luftë shumë kombëshe.
Gjithashtu në Iliadë, Akili personazhi kryesor në luftën e Trojës cilësohet nga Homeri si “këmbë-shpejti”, dhe pjesa më interesante është ajo që sjell filozofi dhe historiani Grek, Plutarch (Plutarg). Sipas tij heroi në gjuhë vendas thirrej saktësisht “as-petos”, pra afërsisht në Shqip “asht i shpejtë”. Leximi apo afërsia me shqipen nuk është e vështirë të kuptohet.
Homeri e cilëson Akilin se vinte nga Argos (Argut), hapsirë të cilit historiani grek , Sraboni i referon këtë tokë si pellazge. Dhe po kështu edhe kolegu tjetër, Polybius thotë se fisi i Argosit nuk i përkiste Heladës. Pra, Akili në Iliadën e Homerit i lutej Dodonës pellazgjike.
Gjithashtu përveç këtyre fakteve në Iliadë ka 800 fjalë që përkthehen vetëm në gjuhën Shqipe, dhe disa prej tyre janë;
Nisem -Shqip
Nisome – Iliad
Ksqinae – Greqisht
Nuk- Shqip
Ni uk- Iliad
Dhen -Greqisht
Për ty- Shqip
Par ti – Iliad
Ja sena -Greqish
Qen, qeni- Shqip
Qion- Iliad
Sqilos- Greqisht
Re, retë- Shqip
Rea (perëndia e reve)-Iliad
Sinefo-Greqisht
Ruaj, rojtar- Shqip
Rrio, rritor- Iliad
Filáso- Greqisht
Udhë, udha -Shqip
Udhos-Iliad
Dhromos-Greqisht
Lutem-Shqip
Litome-Iliad
Parakalae- Greqisht
Ps; Dua të di pse Italia i ka pranuar në historinë e tyre Mesapët si fise Ilire ndërsa Greqia nuk pranon asnje fis Ilir në Ballkanin jugperëndimor dhe lindor ?!
Mos ndoshta po ta pranojnë, grekët do ngelin pa histori e pa kulturë !?
Huazuar nga E.S

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit