Home Aktualitet Ish-polici u ...

Ish-polici u dënua me 2 vite e 10 muaj burg! Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin për shoqëruesin e Ervis Martnajt

24
0

Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e dënimit të Jeton Lamit, ish-agjentit të Forcës së Posaçme Operacionale, i cili shoqëronte Ervis Martinajn para se bosi i lojëra të fatit të zhdukej në gusht 2022.

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar ridënimin e Jeton Lamit, për të cilin Gjykata e Lezhës vendosi qëndrimin e tij në qeli për 2 vite e 10 muaj. Ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar Jeton Lamit iu ul 1/3 e dënimit.

Ish-efektivi i Operacionales Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e Martinajt.

Para hetuesve ai ka dhënë disa shpjegime të detajuara për sa i përket shoqërimit të Ervis Martinajt, por ka refuzuar të ketë dijeni për zhdukjen e tij.

Ai është shprehur se Martinajn e ka njohur rreth 10 vite më parë, por theksoi se nuk ka pasur miqësi apo lidhje të ngushtë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit