Home Aktualitet Ja si mund të...

Ja si mund të kualifikohet Shqipëria për në turin tjetër në Europian

3032
0

Së pari po sqarojmë se ndeshja e ditës së hënë në ora 21.00, do të jetë kryendeshja e krejt historisë së futbollit shqiptar, qëkur u njoh si lojë në Shqipëri. Të hënën se do të ketë me shumë tifozë se sa në ndeshjen me Italinë.

Shqipëria luan me Spanjën, ekipi i madh botëror, por spanjollët për fatin tonë të mirë i kanë bërë 6 pikë dhe janë në krye të grupit.

Ekipi ynë vijon përgatitjet për ndeshjen e fundit me Spanjën, në të cilën do të kërkojë fitoren në mënyrë për një arritje historike, siç është ai i kualifikimit të grupit në Europian.

Situata në Grupin B është ende e komplikuar, ku vetëm Spanja ka arritur të kualifikohet dhe ta mbyllë gjithashtu në vendin e parë.

Italia, Shqipëria dhe Kroacia janë ende në lojë për një kualifikim të mundshëm ose eliminim i menjëhershëm. Kështu UEFA ka shpjeguar se çfarë ndodhë në rezultatet e mundshme të Grupit B:

Spanja kalon në raundin e 16-të si kryesuese me 6 pikë

Ja variantet në grupin tonë:

Italia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse shmang humbjen kundër Kroacisë. Italia nuk do të arrijë dot në fazën e 16-të nëse humbet dhe Shqipëria mund Spanjën.

Shqipëria do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Spanjën dhe Kroacia mund Italinë, duke siguruar që Shqipëria të përfundojë përpara Kroacisë në diferencën e përgjithshme të golave ose më pas golat e përgjithshëm të shënuar, ose më pas pikët disiplinore ose më pas renditjen e Kualifikuesve Evropian. Shqipëria nuk do të mund të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet edhe nëse Kroacia mund Italinë.

Kroacia do të kalojë në raundin e 16-të si nënkampione e grupit nëse mposht Italinë dhe Shqipëria nuk mund Spanjën, por nëse fiton edhe Shqipëria, Kroacia dhe Shqipëria do të ndahen në vendin e dytë dhe të tretë sipas kritereve të mësipërme. Kroacia nuk do të jetë në gjendje të arrijë në 1/8 nëse humbet, ose nëse barazohet dhe Shqipëria shmang humbjen.

Në të gjitha raste duhet fituar me Spanjën, ndryshe kalkumet rrëzohen!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit