Home Bota Jakov Milatov...

Jakov Milatović, një ekonomist karriere që u zgjodh president i Malit të Zi në moshën 36-vjeçare

89
0

Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatović është vetëm 36-vjeç. Ai u lind në Podgoricë, në dhjetor të 1986. Pasi përfundoi studimet për Ekonomi në Universitetin e Podgoricës, kaloi një vit si studiues në Universitetin Shtetëror të Illinoisit në SHBA, dhe më pas vazhdoi studimet në Vjenë dhe Romë. Mori diplomën në nivelin master në ekonomi në Oksford.

Pas studimeve akademike, ai punoi në një bankë rajonale dhe më pas në Deutsche Bank, para se t’i bashkohej Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim si ekonomist në Londër dhe Podgoricë. Në zgjedhjet e 2020 ai fitoi një ulëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku fitoi shumica pro-serbe dhe pro-serbe ortodokse.

Jakov Milatović la punën jashtë vendit dhe u bë ministër i Ekonomisë në Qeverinë “teknike” të kryeministrit Zdravko Krivokapiç dhe ishte një prej “12 dishepujve” në Qeverinë që u formua në negociatat e përcjella nga afër nga Kisha Ortodokse Serbe.

Në qershor të vitit 2022, Spajiç si kryetar dhe Jakov Milatović  si zëvendës i tij, krijuan partinë Lëvizja Evropa Tani, të përshkruar si centriste, pro-BE-së me axhendë kundër korrupsionit. Në tetor të 2022, me Jakov Milatović  që udhëhiqte listën Evropa Tani në Podgoricë fitoi 21% të votave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit