Home Aktualitet Janullatos vi...

Janullatos viziton Belerin në burg, mediat greke: I dha mbështetje shpirtërore

41
0

Fredi Beleri është vizituar në burg nga kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ku ka kërkuar lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur nga zgjedhjet e 14 Majit.

Mediet greke shkruajnë se vizita e Janullatos në burg, për të takuar Belerin përfshin këto elemente: Se kur një anëtar i Kishës përndiqet padrejtësisht, i bëhet padrejtësi e gjithë Kishës. Dhe së fundi, rivendosja e drejtësisë dhe rendit juridik kontribuon në zgjidhjen shoqërore dhe zhvillimin e mirëkuptimit dhe marrëdhënieve paqësore.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit ku doli edhe fitues për Bashkinë e Himarës. Ai ra në pranga për korrupsion pasiv në zgjedhje, me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, teksa ky i fundit u lirua në fillim të qershorit, për shkak të gjendjes shëndetësore. Avokatët kishin kërkuar një masë më të lehtë në rekursin e paraqitur në gjykatën e lartë, por trupi gjykues nuk i pranoi argumentet e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit