Home Aktualitet ”Je kël...

”Je këllirë, të kall datën”, flet 9-vjeçarja pas ngjarjes së rëndë: Mësuesja më godiste…

717
0

Në shkollën 9-vjeçare në Memaliaj, pas rastit të rëndë të dhunës, autoritetet kanë shtuar masat.  Vajza 9-vjeçe ka ndryshuar klasë duke mësuar me një tjetër mësuese. Ajo thotë për ”Klan News” se prej 3 vitesh mësuesja Mirela Hila e dhunonte dhe e bullizonte në klasë.

“Qëkur kam filluar shkollën ajo më rrihte, më ofendonte derisa një ditë erdhi gjyshja edhe i tha që mos të më rrihte më. Ajo gjeti mënyrë tjetër pastaj, më ofendonte më thoshte je bërë si këllirë. Më thoshte të kallet data të të afrohesh”,-tha vajza.

Diçka të tillë e pohojnë edhe nxënës të tjerë të klasës. “Mësuesja e ofendoi dhe e ngriti në dërrasë, i tha që ti je pise, je këllirë, nuk lahesh. Vjen gjithmonë pis, të vjen erë”.

Por sipas drejtorit të Zyrës Arsimore nuk ka patur informacion për rast dhune brenda shkollës. “Nuk ka pasur, më erdhi befasishëm ky njoftim, sepse nuk kemi pasur asnjë njoftim zyrtar, por as në rrugë të tjera informale, për ushtrim dhune në çfarëdolloj forme qoftë. As nga familjarët e saj, as nga mësues apo nga komuniteti i shkollës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit