Home Aktualitet Jetesa e shqi...

Jetesa e shqiptarit, çmimet më të lartat në 10 vite

189
0

Buka e përditshme po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Këtë e dëshmon rritja e fortë e çmimeve që në nëntor shënoi nivelin më të lartë të dhjetë viteve të fundit, duke e çuar inflacionin në 3.1%, përtej objektivit të bankës qendrore prej 3%.

Sot tashmë konsumatorët paguajnë më shumë për ushqimet kryesisht për fruta-perimet, bukën e drithërat që kanë parë rritjen më të madhe, blejnë më shtrenjtë karburantet, teksa rritja e çmimit të lëndëve të para në tregjet e huaja ka bërë që kostot të rriten edhe për të shkuar në kafene e restorante ku shtrenjtimi i i tyre i faturohet konsumatorit final.

Përballë kësaj vale të pandalshme të rritjes së çmimeve, ekspertët propozojnë ndërhyrje të bankës qendrore për stabilizimin e tyre, pasi me hyrjen në fuqi të paketës së re fiskale shpjegojnë ata shtrenjtimi i mëtejshëm i tyre është i pashmangshëm.

Situata e rritjes së çmimeve duket se i la të pasigurt, ku edhe pse në nëntor besimi i tyre në ekonomi u përmirësua, vlerësimet e tyre për të shpenzuar dhe për të bërë blerje të mëdha në të ardhmen ishin në rënie.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit