Home Sporti Juventus domi...

Juventus dominon, por nuk arrin të fitojë ndaj Romës së Kumbullës (VIDEO)

387
0

Juventus merr barazimin e dytë radhazi në kampionat, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në super duelin ndaj Romës. Skuadra e Allegrit do të gjente shumë shpejt golin. Në minutën e dytë, Vlahovic ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi, duke e dërguar topin në trekëndësh. Më pas bardhezinjtë dominojnë dhe dhurojnë spektakël.

Gjithsesi fati do të ishte me ekipin e Mourinhos që arriti të ruante më pas portën. Në fraksionin e dytë, pas një goditje nga këndi, Roma do të gjente golin e barazimit me Abraham,që  është në vendin dhe në kohën e duhur brenda zonës.

Në minutat e fundit, të dyja skudrat duket se u pajtuan me këtë rezultat. Kumbulla u aktivizua në minutat e fundit, duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Roma ngjitet në kuotën e 7 pikëve, ndërkohë që Juventusi ka 5 pikë pas 3 javësh. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit