Home Aktualitet Juventus fito...

Juventus fiton super duelin ndaj Milanit, vendos Locatelli (VIDEO)

43
0

Juventus merr një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat ndaj një rivali direkt si Milani. Skuadra bardhezi triumfoi minimalisht 1-0 në “San Siro” ndaj skuadrës së Piolit.

Në 45 minutat e para Milani ishte më dominues, por Juventus ishte më i rrezikshëm me kundërsulme. Në minutën e 40-të, Thiaë la kuqezinjtë me një lojtar më pak pasi shkaktoi faull si lojtar i fundit ndaj Kean, që po drejtohej drejt portës.

Në pjesën e dytë, Juventus shfrytëzoi avantazhin numerik duke gjetur dhe golin. Në minutën e 63-të, Locatelli provoi me një goditje nga distanca, topi devijohet nga Krunic dhe më pas shkon në rrjetën e portierit Mirante.

Më pas do të ishte një mision i lehtë për skuadrën torineze administrimi i ndeshjes, teksa rezultati nuk do të ndryshonte deri në fundin e saj. Me këtë fitore Juventus shkon në kuotën e 20 pikëve, në vendin e tretë, dy më pak se Interi dhe vetëm një më paks e Milani. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit