Home Aktualitet Kastrim kimik...

Kastrim kimik për 5 ”burrat”. Burgu u rifal Jetën

810
0

Abuzimi seksual që ka ndodhur me 11-vjeçaren në Kosovë, në një park, e cila ishte duke ecur, nga pesë burra, është ngjarje makabër. Është makabër për moshën e vajzës, për traumën e madhe që ka mbi supe, dhe për DREJTËSINË e kalbur, që këta përdhënues nuk i dërgon përjetë në burg, por u rifal jetën, duke u dhënë lirinë. Mes burrave përdhunues ka mes tyre që kanë pasur probleme me ligjet, por janë liruar.

Policia e Kosovës në njoftimin për media ka bërë të ditur se i ka arrestuar të pestë personat, por që emrat vijojnë të jenë sekret. Protestat e thirrura si nga shoqatat, apo edhe artistët, janë më shumë ”bukë” për mediat dhe zhurmë për rrjetet sociale. Deri më tani, askush nga figurat publike nuk ka pyetur për vajzën, ose të tregojë se ka shkuar që ta takojë.

5 burra ishin edhe atë që në 2021 në Mirditë, shantazhuar vajzën 15-vjeçare, e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup. Kjo ngjarje u harrua, dhe askush nuk kujtohet sot për fatin e së miturës. ”Fati” i njëjtë e pret edhe 11-vjeçaren, ndaj që të mos bëhemi edhe ne abuzues, duhet të reagojmë, por jo me protesta. Në Kosovë, apo edhe në Shqipëri protestat për kauza të tilla nuk ndryshojnë gjë.

Drejtësia mund do ti dënojë, por ata nesër kur të lirohet, do të jenë sërish në kërkim të abuzimit, të kërkim të një tjetre të miture. Ata janë monstra, abuzojnë edhe me fëmijët e tyre, historia ka me miliona ngjarje. Burgu për ta është relaks, kamp pushimi, rikuperim energjish, dhe çfarë do të bëhet kur një ditë të rikthehen në jetën e përditshme? Për ta burgu për rijetim në këtë botë.

Një pjesë e mirë e shoqërisë po e kërkon rikthimin e dënimit me vdekje. Natyrisht aderimi në strukturat Europiane bën që Shqipëria të mos dënojë aplikimin kapital me pushkatim, por asnjë pengesë nuk ka që njerëzit që kryejnë vrasje me paramendim, abuzime seksuale që të dënohem me burgim të përjetshëm.

Një zgjidhje e kanë dhënë disa deputete. Kastrimi kimik kërkohet nga disa gra deputete në Kosovë, termi i të cilit në shqip është tredhje, është praktika e heqjes, rëgjimit ose mpirjes së organeve mashkullore të një kafshe ose njeriu, me qëllim që ta bëjë të paaftë të kryejë marrëdhënie seksuale.

/R.Shtylla-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit