Home ShowBiz Këngëtarja sh...

Këngëtarja shqiptare del në skenë, por nga*mohet nga djali i biznesmenit. Shtypi po hesht

1401
0

Ajo është një ikonë e Eurovisonit. Fjala është për këngëtaren e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira e cila është përballur me një incident aspak të këndshëm gjatë një koncerti në Greqi.

Teksa ka qenë duke përformuar, një djalë, i cili ka qenë i pranishëm në koncert, është ngjitur në skenë dhe ka ngacmuar artisten. Sipas mediave greke, bëhet me dije se personi në fjalë është djali i miliarderit të njohur grek, Evangelos Marinakis.

Ai i është ngjitur në skenë dhe ka nisur ta bezdisë duke iu afruar dhe e ka prekur pa dëshirën e saj. Nga pamjet shihet se këngëtarja përpiqet që të largohet prej tij, por ai vazhdon ta ngacmojë.

Ajo që është komentuar më së shumti në mediat sociale, ka të bëjë me faktin se shtypi nuk e ka raportuar si ngjarje, dhe se askush nga të pranishmit nuk ka ndërhyrë për të ndihmuar këngëtaren. Gjithashtu rojet e sigurisë nuk janë parë në videon që është bërë menjëherë virale në mediat online.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit